Ndërlidhjet

Amerikani që nxori informacione për “makinat e spiunazhit”


Amerikani që nxori informacione për “makinat e spiunazhit”
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:05 0:00

Amerikani që nxori informacione për “makinat e spiunazhit”

Një 29-vjeçar amerikan, i cili pretendon se ka punuar për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë dhe për CIA-n, ka pranuar se ka nxjerrë informacione për mediat, në lidhje me programet sekrete të mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara.

Edward Snowden ka thënë se ka vepruar pasi ka ndjerë se vendi i tij është duke ndërtuar një makinë të papërgjegjshme dhe sekrete spiunazhi, e cila spiunon për çdo amerikan.

“Mendoj se publikut i mungon shpjegimi për motivet që qëndrojnë prapa këtyre njerëzve, të cilët zbulojnë informacione jashtë modelit demokratik”, ka thënë Snowden.

Bazuar në informacionet nga ai, gazetat Washington Post dhe Guardian kanë publikuar javën e kaluar shkrime, të cilat kanë treguar në hollësi se si shërbimet e sigurisë amerikane kanë monitoruar të dhëna për lidhjet telefonike nga Verizon-i dhe të dhëna në internet nga kompanitë Google dhe Facebook.

Snowden ka thënë se pretendimet se programet janë sekrete, nuk janë të vërteta.

“Çdo analist në çdo kohë mund të ‘sulmojë’ këdo. Se cilat komunikime do të mblidhen, varet prej rangut të këtyre rrjeteve zbuluese dhe autoritetit që kanë ata analistë. Jo të gjithë analistët kanë fuqinë. Por unë, i ulur në tavolinën time, kam pasur autoritetin të përgjoj këdo, nga ti deri te një gjyqtar federal, madje edhe te presidenti po të kisha një email personal”, ka thënë Snowden.

Të dielën, Guardian ka publikuar emrin e Snowdenit me kërkesë të tij. Po ashtu ka postaur një intervistë me të nga Hong Kongu, ku Snowden besohet të jetë strehuar.

CIA nuk ka pranuar të bëjë komente. Zyrtarët ameikanë kanë thënë se zbulimet kanë qenë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme.

Anëtari i Komitetit për Inteligjencë të Senatit amerikan, Peter King, ka kërkuar ekstradimin e menjëhershëm të Snowdenit nga Hong Kongu.

Të premten, presidenti Barack Obama ka mbrojtur metodat kundër-terroriste dhe ka thënë se amerikanët duhet të bëjnë “disa zgjedhje” në balancimin e privatësisë dhe të sigurisë.

Obama dhe zyrtarë të tjerë kanë thënë se programet janë të kontrolluara rreptësisht dhe të autorizuara nga Kongresi.

Guardian ka thënë se Snowden ka punuar për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë për katër vjet, si kontraktor për kompanitë e jashtme, përfshirë Booz Hamilton dhe Dell.

Snowden ka sfaqur shpresën se, në fund të fundit, Islanda, vend që vlerëson lirinë e internetit, do t’i ofrojë azil.(v.tela)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG