Kosova dhe Serbia pritet të zhvillojnë të mërkurën në Bruksel raundin e ri në kuadër të serisë finale të dialogut në përpjekje të arritjes së marrëveshjes së cilësuar si historike.
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Maja Kociançiq ka konfirmuar se baronesha Catherine Ashton i ka ftuar kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë në takimin e të mërkurës.
Paraprakisht, nga Brukseli ishte bërë me dije se takimi do të zhvillohet vetëm nëse palët janë të gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes.
"Kam kërkuar nga ta (kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë) të vijnë në një frymë konstruktive, të gatshëm për të eksploruar opsionet e ndryshme dhe për t'u pajtuar mbi një kompromis të ndërsjellë", citohet të ketë thënë baronesha Ashton.
Kryeministri Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt Brukselit me bindjen se marrëveshja do të nënshkruhet dhe kështu të fillojë edhe një epokë e re e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje.
“Kemi zhvilluar tetë raunde bisedimesh jo të lehta. Ky do të jetë raundi i nëntë dhe shpresoj final, i marrëveshjes. Ne udhëtojmë me qëllimin më të mirë që të arrihet marrëveshja më në fund për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, për fillimin e ndërtimit të një kapitulli të ri të fqinjësisë së mirë. Një kapitulli që ka munguar”, është shprehur Thaçi.
Mosmarrëveshjet kryesore që mbanin palët larg nënshkrimit të marrëveshjes kanë të bëjnë me kompetencat e asociacionit të komunave serbe, i paraparë që të formohet në bazë të rezultateve të këtij dialogu.
Përderisa Serbia kishte kërkuar që përmes këtyre kompetencave të krijojë edhe një territor autonom politik në veri të banuar me shumicë serbe, Kosova kishte mbështetur draftin e baroneshës Ashton ku zgjidhjet kërkoheshin mbi bazat e Pakos së Ahtisaarit, dispozitat e të cilës janë përfshi edhe në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Pala serbe, thuhet se insiston edhe më tutje që në veri të ketë një gjykatë të apelit dhe që atje të ketë një shkëputje nga zinxhiri komandues i Policisë së Kosovës.
Po ashtu, kërkohet që në komunat veriore të mos ketë prani të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Por, kryeministri Thaçi tha edhe këtë herë se veriu nuk do të mund të ketë autonomi brenda Kosovës dhe se asociacioni i komunave serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.
“Në rast të arritjes së marrëveshjes do të punohet për krijimin e shpejtë të kushteve, rrethanave dhe ambientit, për organizimin e zgjedhjeve të lira edhe në veri, në katër komuna, zgjedhje këto që do të organizohen në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, por që do të lehtësohen, menaxhohen dhe organizohen nga OSBE-ja me ftesën e institucioneve të Republikës së Kosovës".
"Pastaj do të formohej asociacioni i komunave me shumicë serbe pa ndonjë mandat legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë dhe do të krijohen kushtet për investime socio-ekonomike”, është shprehur Thaçi.
Me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar deri më tani tetë raunde të bisedimeve në Bruksel.
Me arritjen eventuale të marrëveshjes për kompetencat e asociacionit të komunave serbe, përmes së cilës do të konsiderohej se është arritur edhe zgjidhja për funksionimin e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, pritet që Kosova dhe Serbia të arrijnë edhe deri te marrëveshja finale për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën Ashton e kishte vënë si qëllimin kryesor të këtij dialogu.
Me marrëveshjen eventuale Kosova dhe Serbia do të mund të lëviznin më pas drejt proceseve integruese evropiane.