Ish-kryeministrja e Britanisë, Margaret Thatcher, vendosmëria e hekurt e së cilës ka ndihmuar në rënien e Perdes së Hekurt, ka vdekur.
Thatcher ka vdekur të hënën në moshën 87-vjeçare, pas një sulmi në tru, ka thënë zëdhënësi i saj.
E lindur si vajza e një shitësi të ushqimeve, Margaret Hilda Roberts është rritur në rrethana modeste, në një shtëpi me, siç ka thënë vetë ajo, cilësi praktike, seriozitet dhe ushtrim intensiv të besimit.
Margaret, si e re, ka fituar një bursë për të ndjekur Universitetin prestigjioz të Oxford-it, ku ka studiuar për kimi.
Pas dy tentimeve të pasuksesshme, Thatcher ka fituar një ulëse në Parlamentin britanik më 1959 dhe ka nisur ngritjet e suksesshme përmes radhëve të Partisë Konservative.
Më 1975, ajo ka qenë mjaft e fuqishme për të sfiduar Edward Heath-in në udhëheqjen e partisë. Më 1979, Thatcher është bërë kryeministre – gruaja e parë dhe e vetme në Britani që ka mbajtur këtë post.
Sfida e saj e parë ishte ballafaqimi me Lëvizjen Industriale Laburiste në Britani, e cila ishte mjaft e fuqishme për të kundërshtuar hapur tre qeveritë e mëparshme. Zonja e Hekurt, ashtu siç është cilësuar, ka thyer fuqinë e punëtorëve të organizuar dhe ka vendosur kufizime ligjore për aktivitetet e tyre.
Për Thatcherin, e gjithë kjo ka qenë pjesë e fushatës për të liruar individin sovran nga kufizimi kolektiv. Ajo ka besuar se individi duhet të qëndrojë me përpjekjet e tij ose të saj. Thatcher ka zbatuar të njëjtin vizin përmes veprimeve në qeveri, duke rivendosur ekonominë e tregut.
Ajo ka qenë një figurë mjaft kontroverse në atë kohë, e cilësuar nga të majtët si kapitaliste primitive. Politikat e saj ekonomike kanë rivendosur energjinë në Britani, por me koston e zgjerimit të mëtejshëm të pabarazisë në mes të të pasurve dhe të varfërve dhe thellimin e problemeve sociale të vendit.
Partneriteti i saj me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, gjatë viteve 1980, ka siguruar udhëheqje të një lëvizjeje të re konservatore, e cila mbështeste tregun e lirë, privatizimin dhe reduktimin e rolit të shtetit.
Thatcher nuk e ka mbajtur të fshehtë admirimin e saj për liderin amerikan, e as ai për të.
“Ne të dy kemi ardhur në pushtet, në vendet tona respketive, duke besuar në gjëra të njëjta, por ne të dy kemi parë një popull, i cili nuk ka jetuar më të mirën e asaj që ka pasur. Amerika ka qenë mjaft e demoralizuar. Kishit incidentet e tmerrshme të pengjeve në Iran dhe Amerika nuk jetonte më të mirën e saj. Morali i saj kishte rënë. Në Britani, ndërkaq, kemi pasur dimrin e pakënaqësusë e të tjera. Andaj, të dy jemi përballur me një pyetje: Si ta çojmë këtë vend nga pesimizmi në krenari?”, ka thënë Thatcher.
Te Reagani ajo ka parë një frymë të afërt, por ka njohur edhe vlerën e reformave të udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev. Gorbacherv është bërë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik më 1985. Programet e tij të reformave kanë vënë në lëvizje ndryshimet, që kanë çuar në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Në të njëjtin vit, ai ka vizituar Britaninë dhe është pritur me ngrohtësi nga Thatcher.
“Ai është një njeri me të cilin mund të bëni biznes”, ka thënë ajo.
Në një intervistë më 1993, Thatcher ka kujtuar marrëdhëniet e saj me liderin sovjetik.
“Kemi pasur praktikë që të mos kemi shumë këshilltarë. Unë kam pasur timin - një ekspert - dhe e dija se ajo çfarë kam thënë, do të intepretohet saktë. Nuk doja të frikësoja cilindo përkthyes duke e detyruar t’i thotë zotit Gorbachev atë që doja t’i thosha. Ai do të tallej me mua dhe unë do t’ia ktheja gjithashtu me tallje dhe në fund do t’i thosha ‘t’i zgjidhim problemet’”, ka thënë Thatcher.
Thatcher ka qenë një figurë e lartë në partinë e saj, duke i mbajtur mirë në dorë kolegët e saj meshkuj dhe rivalët potencialë. Rënia e saj, më 1990, ka ardhur në kohën kur Britania kishte vënë në dilemë marrëdhëniet e saj me Evropën dhe në kuadër të Bashkimit Evropian.
Thatcher ka qenë gjithmonë skeptike për marrëdhënie më të afërta të Britanisë me kontinentin, duke preferuar në vend të tyre ruajtjen dhe përmirësimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara. Kolegët e saj të partisë, edhe pse shumë prej tyre ndanin antipatinë e njëjtë ndaj Evropës, i kanë vlerësuar pikëpamjet e saj si shumë ekstreme dhe Thatcher është detyruar të pensionohet.
Koha dhe përvoja kanë zbehur trashëgiminë e filozofisë së saj politike. Modeli Thatcher-Reagan për reduktimin e rolit të shtetit, sidomos në sektorin financiar global, është pjesërisht fajtor për përshpejtimin e situatës së vështirë financiare, e cila ka nisur më 2007 dhe ka çuar në recesion në mbarë botën.
Thatcher ka pësuar sulm në muajt e parë vitit 2002. Në mars të atij viti, është bërë e ditur se ajo do të tërhiqet nga jeta publike për të ruajtur shëndetin. Filmi “Iron Lady” (Zonja e Hekurt), i bërë në vitin 2011, i është kushtuar asaj. Në rol kryesor ka qenë aktorja Meryl Streep.(v.tela)