Manifaktura Aditive, ndryshe e njohur si shtypja 3D, është zhvilluar në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit dhe mund të ketë implikime të mëdha në ekonominë globale.
Shtypja tridimenzionale mund ta ndryshojë natyrën e prodhimtarisë dhe të balancit tregtar global.
Kjo mënyrë e re e shtypjes u përmend vetëm shkurt në fjalimin e presidentit amerikan, Barak Obama, për gjendjen e vendit, në muajin Shkurt, por shtypja 3D mund ta ndryshoj natyrën e manifakturës, mund ta ndërroj balancin e tregut global dhe potencialisht mund ta shkaktoj një revolucion të ri industrial.
Ja se çka pat thënë zoti Obama në fjalimin e tij në muajin shkurt:
“Njëherë magazinë e mbyllur, tash është një gjendje e re e laboratorit artistik, ku punëtorët e rinj e zotërojnë shtypjen 3D,që ka potencial për të bërë revolucion në mënyrën se si ne prodhojmë çdo gjë”, tha Barack Obama.
Termi 3D është aktualisht term ekuivalent për diçka që quhet “manifaktura aditive”, që është një proces i kompletimit të produkteve duke e dërguar një dokument në makinë, që pastaj i radhit shtresat e plastikës, qeramikës, metalit e të tjera, mbi njëra-tjetrën.
Inxhinierët dhe disenjatorët në sektorët automobilistikë dhe gjithësi, e kanë përdorë këtë proces për dekada të tëra për krijimin e prototipave.
Shumë pjesë të ndërlikuara, të manifakturuara nga shtypja 3D, tash janë të pranishme në aeroplanë, në satelitë, e të tjera.
Në industrinë mjekësore, shtypja tridimenzionale, po ashtu, është përdorë për të bërë implante të ndryshme nga titani dhe proteza të dhëmbëve nga qeramika.
Por, ashtu siç ka ndodhur me industrinë kompjuterike para shumë viteve, teknologjia e shtypjes 3D po zhvillohet në mënyrë shumë të shpejtë dhe çmimi i saj po bie në mënyrë dramatike.
Kjo do të thotë se diçka që ishte e kufizuar vetëm për disa industri elite, tash me të shpejtë po bëhet e lehtë për furnizim i një shtresë më të gjerë.
Disa shtypës 3D, për shembull, tash shiten për më pak se një mijë dollarë.
Njëri nga pionierët e teknologjisë 3D, Terry Wohlers, që është edhe president i kompanisë Wohlers Associates, me seli në Shtetet e Bashkuara, i tha Radios Evropa e Lirë se mundësitë janë praktikisht të pakufizuara.
“Kjo do t’i hapë shumë mundësi të reja për biznese, për modele të reja të bizneseve, për tipe krejtësisht të reja të prodhimit, që më parë ishin shumë të shtrenjta dhe të pamundshme për prodhim. Prandaj, ekziston një gamë e gjerë e mundësive, që po zhvillohet si rezultat i kësaj teknologjie”, tha Wohlers.
Kjo teknologji tashmë ka gjetur përdorim në prodhimtarinë e telefonave të mençur, në industrinë e modës, në arkitekturë, e fusha të tjera.
Shkencëtarët, po përpiqen të gjejnë mënyra për përdorimin e kësaj teknologjie për prodhimin e pjesëve të trupit me materiale biologjike, siç janë eshtrat dhe lëkura.
Shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara tashmë janë pajisur me shtypës 3D.
Sipas javores amerikane për biznes, Forbes, industria e manifakturës aditive, do të arrijë qarkullim prej 3.1 miliardë dollarësh në mbarë botën, deri në vitin 2016, ndërsa 5.2 miliardë dollarë deri në vitin 2020.
Thomas Frey, drejtor i Institutit DaVinci, në shtetin amerikan Kolorado, thotë se shtypja 3D “do të ndikoj pothuajse në secilin aspekt të shoqërisë” dhe do tu mundësoj prodhuesve çmime më të ulëta, për t’i plotësuar dëshirat e konsumatorëve individualë.
“Nëse mund ta imagjinoni vetveten duke shkuar në shitoren e rrobave gjatë pak viteve të ardhshme, gjëja e parë që do të ndodhë është se ata do ta skanojnë trupin tuaj, do ta dërgojnë informacionin në makinë që mund t’i shtypë rrobat, që ju i kërkoni. Prandaj, ju mund ta bleni modelin dhe modën që ju e dëshironi, ngjyrën që e dëshironi, dhe ata do t’i shtypin ato menjëherë. Kjo nuk do të vlejë vetëm për rrobat, por edhe për këpucët”, thotë Thomas Frey.
Shumë njerëz konsiderojnë se shtypja 3D është një mundësi e re për ekonomitë e zhvilluara, që t’i rimarrin disa sektorë të caktuar të prodhimit industrial nga vendet në zhvillim.
Ekonomisti nga Londra, George Magnus, thotë se kjo teknologji mund ta kthejë prodhimin e disa sektorëve në Shtetet e Bashkuara, Në Evropën Perëndimore dhe Japoni.
Por, me gjithë arritjen e shtypjes 3D, nuk duhet të mendohet se prodhimi tradicional praktikisht ka vdekur, meqë sipas analistëve, manifaktura aditive, i ka disa kufizime.
Hod Lipson është profesor në Cornell University në Nju Jork dhe është bashkautor i librit “Fabrikimi – Bota e Re e shtypjes 3D”. Ai thotë:
“Sot shtypja 3D është më pak se 0.1% e manifakturimit konvencional në shërbimet dhe prodhimet e përgjithshme. Prandaj, kjo teknologji e re e ka një rrugë të gjatë përpara”, thotë Lipson. (f. bujupi)