Ndërlidhjet

Marsh rus kundër ndalesës për birësim nga amerikanët


Rusët marshojnë kundër ndalesës për birësim nga amerikanët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Rusët marshojnë kundër ndalesës për birësim nga amerikanët

Dhjetëra mijëra protestues kanë mbajtur një marsh të lejuar nga autoritetet në qendër të Moskës, për të protestuar kundër një ligji të miratuar së fundmi, që ndalon adoptimin e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë.

Policia tha se rreth 9 mijë e 500 njerëz morën pjesë në marsh, ndërkohë që organizatorët e opozitës rrisin këtë shifër në 30 mijë ose më shumë, duke përfshirë shumë fëmijë. Aksioni u mbajt përkundër të ftohtit të hidhur të dimrit.

Demonstruesit mbanin pankarta, që i bënin thirrje Dumës të shpërbëhej dhe brohorisnin parulla se ligji kundër adoptimit ishte “i turpshëm”.

Një protestues i paidentifikuar i tha Radios Evropa e Lirë se Duma duhet të shpërbëhet:

Ne kemi ardhur këtu për të shprehur mosmiratimin tonë ndaj këtij ligji të turpshëm të miratuar nga Duma dhe të nënshkruar nga presidenti ynë (Vladimir Putin). Unë besoj se Duma duhet të shpërbëhet dhe një person i tillë (Vladimir Putin) nuk e meriton të jetë presidenti ynë.”

Nuk ka pasur fjalime, dhe marshuesit janë shpërndarë me të mbaruar marshi.

Kreu i opozitës, i lëvizjes Frontit i Majtë, Sergei Udaltsov tha se demonstrata dëshmon se “lëvizja protestuese është ende e fortë.” Ai tha se në pranverë, kur moti të ngrohet, do të thërrasë një protestë të përhershme në Moskë.

Policia tha se e ka filmuar Udaltsovin duke djegur pankarta që mbanin portrete të deputetëve të Dumës. Zyrtarët thanë se do t’ia japin videon hetuesve për veprime të mundshme.

Ish deputeti i Dumës, Genadi Gudkov, mori pjesë gjithashtu në marsh:

Unë nuk pajtohem me këtë ligj, unë mendoj se autoritetet tani janë në një gjendje të histerisë, ata janë të humbur krejtësisht, ata nuk e kuptojnë se çfarë të bëjnë me vendin, për vendin, për njerëzit”, u shpreh Gudkov.

Rreth 4 mijë policë ishin në krye të detyrës për ruajtjen e rendit, dhe demonstruesit kaluan nëpër detektorë metali për të arritur në rrugën ku mbahej marshi. Helikopterët e policisë fluturuan në qiell gjatë gjithë pasdites. Autoritetet miratuan pjesëmarrjen e deri 20 mijë njerëzve në demonstratë.

Policia raportoi se nëntë persona janë arrestuar për dehje publike.

Demonstrata më të vogla janë mbajtur në qytete të tjera ruse. Në Shën Petersburg, policia tha se një mijë njerëz u mblodhën, ndërsa organizatorët ngritën këtë shifër në dy mijë. Demonstrata janë raportuar edhe në Kazan, Jekatrinburg, Kirov, dhe qytete të tjera.

Ligjvënësit rusë miratuan ligjin kundër adoptimit si reagim ndaj një ligji të kohëve të fundit amerikan, që vendosi sanksione kundër zyrtarëve rusë, të dyshuar për përfshirje në abuzimet me të drejtat e njeriut.(a.i.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG