Fakti se në Kosovë shumë të rinj përdorin substance narkotike, mbetet shqetësues.
Sipas zyrtarëve që merren me problematikën e drogave, tri vjetët e fundit është rritur numri i personave që po vdesin si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.
Safet Blakaj, udhëheqës i organizatës “Labirinti”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se trendi i përdorimit të substancave narkotike është në rritje, derisa qendrat e rehabilitimit në Kosovë mungojnë.
“Në Kosovë mundësitë për rehabilitim janë të vogla. Trajtimi i përdoruesve të drogave, mund ta bëjnë rehabilitimin në klinikën psikiatrike, me qëndrim dy javor, por nuk ka programe rehabilituese apo përcjellje”.
“Në organizatën ‘Labirint’ bëhet detoksi ose pastrimi ditor, dhe nuk ka qëndrim 24 orësh, dhe kjo vazhdon për një kohë të caktuar, por për rehabilitim Kosova është shumë e varfër. Sa i përket programit tjetër, është ai me metadon, terapi mbajtëse zëvendësuese”, thotë Blakaj.
Sipas të dhënave të fundit Zyrës për Drogë dhe Krim të Kombeve të Bashkuara, rreth 16.5 milionë njerëz në botë kanë përdorur të paktën një herë brenda vitit substanca narkotike, ndërsa heroina thuhet se u prin drogave të tjera kur bëhet fjalë për sasitë që përdoren.
Strategji për reduktim
Qeveria e Kosovës, së fundmi, ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të drogave, luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.
Sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, përmes kësaj strategjie, autoritetet vendore synojnë të reduktojnë përdorimin e drogave dhe dëmet që sjell me vete kjo dukuri.
Por qytetarët mendojnë se duhet të sensibilizohet më shumë çështja e substancave narkotike, sepse sipas tyre, të rinjtë kureshtarë e provojnë atë, por mund të jetë me pasoja shumë të mëdha, nga mos informimi i duhur.
Besa Kastrati, jep mendimin e saj rreth përdorimit të substancave narkotike.
“Mendoj se droga po përdoret shumë prej të rinjve në Kosovë dhe mendoj se drogat e lehta janë ato që përdoren nga të rinjtë shumë. Unë kam njohuri për drogën, por jo ndoshta sa duhet. Mendoj se institucionet duhet të bëjnë më shume për ta ndalur këtë fenomen në mënyrë që të rinjtë të kenë sa më shumë informata për pasojat që sjell droga”, shprehet Besa.
Ndërkaq zoti Blakaj jep hollësi rreth numrit të personave që kanë vdekur si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.
“Tri vitet e fundit kemi shtim të numrit të atyre që vdesin, viti i kaluar ka qenë mbi 16 persona të vdekur, derisa këtë vit 15 persona. Këto janë shifra të verifikuar nga policia. Mund të supozoj që ky numër është më i madh që kanë vdekur nga droga por që shënimet nuk ekzistojnë”.
“Trendi i rritjes së përdoruesve është gjithmonë në rritje dhe kjo është problematika që do të na paraqitet për dy tri vjet kur problemin do ta kemi shumë më të madh. Përdorimi i marihuanës është shumë i rritur, po ashtu edhe heroinës, që shkakton varshmëri shumë shpejtë”, thekson Blakaj.
E zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se në strategjinë e shëndetit mendor është paraparë edhe krijimi i qendrave rehabilituese.
Faik Hoti, drejtor i departamentit në Ministrinë e Shëndetësisë jep më shumë hollësi.
“Personat që kanë probleme për shkak të abuzimit me droga, shërbimet i marrin në klinikën e psikiatrisë në QKUK dhe spitalet rajonale. Këtu bëhet edhe detosikimi me metadon. Në strategjinë e shëndetit mendor është paraparë edhe krijimi i qendrave rehabilituese që mund të jenë objektiva të ardhshme pas fillimit të reformës së sistemit shëndetësor. Përveç riorganizimit të shëndetësisë, do të krijojë mundësi ngritjen e financimit në shëndetësi dhe kushte për të punuar edhe në këtë drejtim”.
Sidoqoftë, Afganistani vazhdon të jetë shteti prodhues më i madh i drogës në botë, ndërkaq Turqia dhe Irani mbesin vendet ku janë konfiskuar sasitë më të mëdha të drogës.
Ulja e trafikimit me drogë në të ashtuquajturën “Linjë të Ballkanit” mbetet sfida më e madhe për shtetet e rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova.