Shqetësues është fakti se në Kosovë fëmijët prej moshës 12 vjeçare përdorin substanca narkotike.
Këtë e ka ngritur si çështje, Burim Ramadani, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në seancën e 20 dhjetorit në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, mbi 20 për qind e nxënësve të shkollave të mesme përdorin substanca narkotike.
Ai thotë se çdo i pesti fëmijë në shkollë të mesme përdorë një lloj droge.
“Statistikat e fundit gjatë këtyre ditëve tregojnë për një nivel tejet të lartë të përdorimit të drogave. Mosha që fillojnë të përdorin drogë është 12 vjeçare, pra klasën e 8 të shkollës fillore”, thotë Ramadani.
Sipas tij, 14 persona këtë vit kanë vdekur si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.
“Më shumë se 14 persona këtë vit kanë vdekur për shkak të përdorimit të drogave. Mësimdhënësit nuk janë të trajnuar mirë për çështjen e drogave, andaj nuk mund të kujdesen në mënyrën më të mirë për nxënësit, derisa psikologët nëpër shkolla mungojnë”, shprehet Ramadani.
Përdorimi i substancave narkotike, sidomos te moshat e reja, lë pasoja shumë të mëdha.
Këtë e thonë psikologët në vend.
Sipas tyre, efektet dhe rreziqet shëndetësore nga përdorimi i substancave narkotike është i madh.
Ato shkaktojnë ankth dhe halucinacione.
Ata thonë se në rast të halucinacioneve në të ardhmen, personi mund të vuaj nga skizofrenia.
Por Nehat Mustafa, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, thotë se institucioni ku ai punon nuk ka statistika të sakta se sa përdoren substancat narkotike nga nxënësit.
Ai statistikat prej 20 për qind i quan të zmadhuara.
“Sa i përket përdorimit të substancave narkotike, natyrisht që shifrat që jepen prej organizatave të ndryshme janë të pabesueshme për neve si ministri, pasi që përmes shifrave jo reale përfitojnë projekte të ndryshme".
"Ne si ministri e arsimit nuk kemi statistika të sakta, apo raporte zyrtare nga shkollat, meqenëse vetë shkollat e kanë problem dhe nuk kanë të drejtë t’i thërrasin nxënësit për t’i pyetur se a përdorin apo jo substance narkotike”, thekson Mustafa.
Por, pavarësisht kësaj, Mustafa pohon se ministria e arsimit gjithmonë ka përkrahur organizatat që merren me këtë problematikë, në mënyrë që të mbahen ligjërata, sidomos shkollave të mesme për t’iu shpjeguar lidhur me pasojat e përdorimit të narkotikëve.
Gjithashtu kjo ministri ka punuar në këtë drejtim edhe me projektet që kanë dalë nga vetë ministria.
“Kemi pasur edhe projektet tona që kemi hyrë nëpër shkolla, me të cilat kemi depërtuar nëpër shkolla për t’iu shpjeguar nxënësve për pasojat e përdorimit të drogave”.
Ndërkaq, Safet Blakaj drejtues i qendrës rehabilituese nga droga “Labirinti”,thotë se numri i personave që po vdesin si pasojë e përdorimit të substancave narkotike është rritur dukshëm.
Sipas statistikave që ai posedon, rreth 20 për qind e nxënësve në shkolla përdorin substanca narkotike.
“Droga në shkolla tashmë është një realitet. Rreth 20 për qind të nxënësve përdorin substance narkotike. Qasja te drogat në përgjithësi është e lehtë, e edhe nëpër shkolla. Nuk do të thotë se ata që shpërndajnë drogë, hyjnë brenda shkollave, por që në afërsi të shkollave nxënësit furnizohen me substanca të ndryshme. Marihuana është më e përhapura në shkolla dhe mosha që përdorin janë klasat e 8-ta”, thotë Blakaj.
Një prej mundësive se si vijnë të rinjtë deri tek abuzimi me substanca narkotike, për të cilën tash e sa kohë flitet, është furnizimi me trodonë.
Trodoni është një ilaç që njihet si analgjetik, por që shumë përdorues të substancave narkotike e shfrytëzojnë si zëvendësim. Zoti Blakaj thotë se qasja deri tek këto ilaçe është shumë e lehtë.
“Rreth 20 për qind të nxënësve përdorin substance narkotike, duke përfshirë edhe keqpërdorimin e ilaçeve”, thotë Blakaj.
E autoritetet e rendit kanë deklaruar se 33 kilogramë heroinë, 87 kilogramë kanabis, 2.5 kilogramë hashash, 691 copë ekstazi dhe 3 kilogramë droga të tjera, janë kapur nga Policia e Kosovës, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Këtë e ka ngritur si çështje, Burim Ramadani, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në seancën e 20 dhjetorit në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, mbi 20 për qind e nxënësve të shkollave të mesme përdorin substanca narkotike.
Ai thotë se çdo i pesti fëmijë në shkollë të mesme përdorë një lloj droge.
Mosha që fillojnë të përdorin drogë është 12 vjeçare, pra klasën e 8 të shkollës fillore.
Sipas tij, 14 persona këtë vit kanë vdekur si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.
“Më shumë se 14 persona këtë vit kanë vdekur për shkak të përdorimit të drogave. Mësimdhënësit nuk janë të trajnuar mirë për çështjen e drogave, andaj nuk mund të kujdesen në mënyrën më të mirë për nxënësit, derisa psikologët nëpër shkolla mungojnë”, shprehet Ramadani.
Më shumë se 14 persona këtë vit kanë vdekur për shkak të përdorimit të drogave.