Drejtuesit e institucioneve kanë mirëpritur përmbajtjen e raportit të progresit të Komisionit Evropian, i cili për të katërtin vit me radhë ka rekomanduar nisjen e bisedimeve për anëtarësim, por kësaj radhe rekomandimi është shoqëruar edhe me një kornizë kohore për çështjen e emrit.
Në fakt, Komisioni Evropian i sugjeron shteteve anëtare që fillojnë negociatat aderuese me Maqedoninë, por kërkohet që paralelisht me këtë të vazhdojnë bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Korniza, gjithashtu, përfshin afate, që çështja e emrit të zgjidhet në fazat e hershme të negociatave të aderimit. Kjo nuk është komentuar nga drejtuesit e institucioneve, mirëpo ata kanë përsëritur gatishmërinë që me Greqinë të intensifikojnë bisedimet për arritjen e zgjidhjes nga e cila edhe varet i gjithë procesi integrues në BE-së.
“Sipas analizave që kemi mundur të bëjnë, ky raport ka momente më pozitive në krahasim me raportet e deritashme, pra në të vlerësohet se kemi bërë shumë përparime. Ndërsa, sa i përket fqinjit tonë jugor, ne përshëndesim përpjekjen e tyre që përmes nënshkrimit të një memorandumi, të rivendosen kontaktet ndërmjet dy vendeve. Ne dëshirojnë që komunikimi të jetë më i shpeshtë dhe më thelbësor”, ka deklaruar kryeministri Gruevski.
“Ne, në detaje do të analizojmë raportin, do t’i detektojmë dobësitë tona dhe do të miratojmë një plan aksional për t’i evituar të gjitha vërejtjet dhe të vazhdojmë më tej që të harmonizojmë legjislaturën tonë me atë të BE-së, të forcojmë kapacitetin dhe aftësitë e institucioneve tona për zbatimin e obligimeve. Qëllimin tonë askush nuk duhet ta vërë në dyshim, ai është një dhe i vetëm, duam fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve, që një orë e më parë të bëhemi anëtare e BE-së”, është shprehur kryeministri Gruevski.
Presidenti Gjorgje Ivanov, nga ana tjetër, ka përshëndetur kthimin e mbiemrit “maqedonas” në raportin e këtij viti si diçka e shenjtë për popullin maqedonas.
“Në dy raportet e kaluara të KE-së kjo ishte lënë anash. Çdoherë kam reaguar dhe do të vazhdojë të reagoj kur të ketë përpjekje për të uzurpuar ndonjë pjesë të identitetit tonë, sepse identiteti bën pjesë në ato kategori, për të cilën nuk mund të bëni kompromis me askënd”, ka deklaruar presidenti Ivanov, duke mos i komentuar pjesët tjera të raportit.
Në reagimin e parë të partive politike opozitare përshëndetet rekomandimi i katërt për hapjen e negociatave, por LSDM-ja ka kërkuar nga Qeveria që mos t’i veçojë si triumfalizëm vetëm aspektet pozitive të këtij raporti, por të pranojë edhe vërejtjet serioze që përmban raporti.
“Ashtu si edhe në tri raportet e mëparshme, edhe ky raport përpos elementeve pozitiv përmban edhe vërejtje serioze për ngecje në disa sfera të rëndësishme. Marrëdhëniet ndëretnike në vend janë tensionuar dhe vazhdimisht po përkeqësohen. Raportet me fqinjët përsëri përmenden si kërcënim për aspiratat tona evropiane, ndërsa ngecje janë vërejtur edhe në lirinë e shprehjes dhe demokracisë”.
“Ka edhe vërejtje tjera në raportin e Komisionit Evropian, të cilat nuk janë sfidë vetëm për procesin euro-integrues, por janë përfitime që duhet përmbushur për sigurimin e jetesës më të mirë të qytetarëve”, ka thënë nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev.
Ndryshe, raporti i progresit për Maqedoninë përmban edhe kërkesën për gjetjen e mënyrës për zhdëmtimin e të gjithë personave të prekur nga konflikti i vitit 2001, si dhe vërejtje tjera të shumta në sferën e ekonomisë, duke veçuar papunësinë dhe varfërinë, si dy sfida kryesore, me të cilat duhet të përballen institucionet.