Ndërlidhjet

A po rrëshqet Libia kah lufta civile?


Libi...
Libi...
Janë bërë më shumë se dy muaj që kur luftëtarët kundër regjimit, e zunë dhe e vranë ish diktatorin libian Muamer Gadafin.

Por, Këshilli Tranzitor Kombëtar (NTC), që tani udhëheq Libinë, ende nuk ka arritur që të konsolidojë fraksionet e milicisë që rrëzuan regjimin e vjetër.

Se sa e paqëndrueshme është gjendja në Libi, e vuri në pah këtë javë, lufta për territorin e Tripolit, e zhvilluar në mes të dy fraksioneve të milicisë.

Përleshja e së martës la të vdekur dy persona, ndërsa personat e armatosur përdorën automatikë, granata dhe armë kundërajrore në zemër të kryeqytetit.
Përleshja shokoi banorët e qytetit dhe sinjalizoi se sa larg të qenit paqësore është Libia.

Kjo ka ndodhur pas revolucionit, por jo përpara. Ata kanë thënë se do të ketë qeveri dhe rend.
Kjo ka ndodhur pas revolucionit, por jo përpara. Ata kanë thënë se do të ketë qeveri dhe rend. 23 luftëtarët erdhën duke pretenduar territorin dhe vranë djem të rinj. Ata vranë djemtë e rinj për territor”, thotë një i afërm i një të vrarit në përleshje.

Qeveria duket të jetë edhe më e shqetësuar sesa banorët për përleshjet.
Kreu i Këshillit Tranzitor Kombëtar, Abdel Xhelil paralajmëroi se nëse shumë nga milicitë nuk dorëzojnë armët e tyre, dhe s’i bashkohen shërbimeve të sigurisë së vendit, apo nuk kthehen në shtëpi, shteti përballet me rrezikun e një lufte civile.

Ai tha se qeveria gjendet në mes të opsioneve të ”hidhura”.

Ne duhet të merremi në mënyrë strikte me këto shkelje dhe t’i vëmë libianët në një konfrontim ushtarak, të cilin nuk e pranojmë”, tha ai për të shtuar se “po që se ndahemi, do të ketë një luftë civile".

Korrespondentët raportojnë se Tripoli është një mozaik i çifligjeve të milicive rivale, që kanë ardhur në kryeqytet disa muaj më parë për të përndjekur Gadafin dhe që nga ajo kohë refuzojnë të largohen.

Secila nga milicitë duket se beson se pushteti për të ndikuar kursin e ardhshëm të politikës së Libisë varet në ruajtjen e pranisë së armatosur në Tripoli.

Dy nga milicitë janë grupe të themeluara në Tripoli. Një udhëhiqet nga Abdel Hakim Belhaxh, një islamist që ka kaluar shumë kohë në kampet e Tripolit dhe është komandant i këshillit ushtarak në Tripoli.

Ai ka mbështetjen e Këshillit Tranzitor Kombëtar.

Tjetra udhëhiqet nga Abdullah Naker, një ish inxhiner i elektronikës, që është një kritik i hapur i Belhaxhit.

Por, milici ka edhe jashtë Tripolit. Një është në Misrata, në lindje të kryeqytetit, një në Zintan, një tjetër nga lindja e Libisë dhe një që përfaqëson minoritetin berber të vendit.

Të gjitha kanë zënë territore dhe vendosin postblloqe duke rritur praninë e tyre kur bie nata.

Korrespondentët thonë se luftimet fillojnë kur një nga milicitë tenton të kalojë në territorin e tjetrës dhe refuzon të çarmatoset.

Është ky lloj konflikti që besohet se çoi në përleshjet e javës së kaluar, ku luftëtarë të këshillit ushtarak të Belhaxhit ndaluan pjesëtarët e milicisë së Misratës.

Belhaxh iu tha gazetarëve të mërkurën se përgjegjësit e dhunës do të dënohen.

Fatkeqësisht, ky konflikt çoi në vrasjen e katër njerëzve. Përgjegjësit do të arrestohen dhe do të përballen me drejtësinë.
Fatkeqësisht, ky konflikt çoi në vrasjen e katër njerëzve. Përgjegjësit do të arrestohen dhe do të përballen me drejtësinë”, ka thënë Belhaxh.

Por, fakti se vetë Belhaxh është në krye të këtyre milicive luftarake mund të mos i sigurojë milicitë tjera se drejtësia do të jetë e paanshme.

Ndërkohë, armata kombëtare dhe policia duken rrallë, ndërsa janë në pritje të ristrukturimit.

Qeveria e përkohshme ka emëruar shefin e shtabit për armatën e re kombëtare në këtë javë, por nuk është e qartë nëse ky hap do të përkeqësojë apo zgjidhë problemin e milicisë.

Menjëherë pas emërimit të Jousef al-Mankushit, një gjeneralit të pensionuar nga Mistrata, dy nga grupet e kundërshtuan këtë hap.

Disa nga milicitë thonë se nuk do të shpërbëhen dhe u kanë thënë pjesëtarëve të tyre që të mos i bashkohen policisë ose armatës, derisa vendi të stabilizohet dhe të ketë një qeveri të fuqishme që t’i punësojë dhe mbrojë ata.

Për Libinë mbetet pikëpyetje nëse mund të lëvizë kah zgjedhjet paqësore, para se të zgjidhet problemi me milicitë.

Nëse nuk ka siguri, nuk do të ketë ligj, nuk do ketë zhvillim e as zgjedhje”, ka thënë Xhelil.
Njerëzit po e marrin ligjin në duart e tyre.

Njerëzit po e marrin ligjin në duart e tyre", ka potencuar ai.

Qeveria në këtë javë publikoi një projektligj që vë kornizat për procedurat e zgjedhjes së kuvendit 200 anëtarësh, që pritet ta hartojë kushtetutën e re në muajin qershor- hapi i parë drejt zgjedhjeve të përgjithshme, data e të cilave nuk është caktuar ende.

E vetmja shpresë që qeveria e përkohshme t’ia kthejë Libisë jetën normale, shtrihet në faktin, se të gjitha fraksionet e milicisë, të paktën deklarativisht, janë zotuar për besnikëri ndaj Këshillit Tranzitor Kombëtar.

Por, ky është një unitet i brishtë, që mund shumë lehtë të prishet, po që se vazhdon përleshja e grupeve për ndikim dhe territor.(a.i.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG