Përfaqësuesit e partive politike në pushtet dhe ata të opozitës kanë mendime të ndryshme sa i takon numrit të njohjeve që kanë ardhur për Kosovën gjatë vitit 2011.
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, pak ditë më parë tha se pavarësisht faktit se ka vështirësi, në drejtim të shtimit të numrit të njohjeve, Kosovën e kanë njohur mjaft shtete deri më tash.
“Personalisht mendoj që Kosovën e kanë njohur mjaft vende për faktin që ne e kemi një vështirësi dhe ju e dini të gjithë, vështirësia është në Këshillin e Sigurimit. Përndryshe, vendet që e kanë njohur Kosovën kanë një fuqi edhe ekonomike, edhe politike, edhe diplomatike, por pengesa dihet ku është”, u shpreh kryeparlamentari Krasniqi.
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë ditës nuk gjetën kohë të deklarohen lidhur me këtë temë.
Por, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se numri i njohjeve gjatë këtij viti nuk është numër i kënaqshëm.
Hyseni tha se numri i vogël i këtyre njohjeve, veç tjerash ka ardhur si rezultat i vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Unë jam i sigurt që dialogu është një prej arsyeve kryesore pse njohjet kanë qenë kaq të pakta dhe ato që kanë ardhur, disa nga to janë ende problematike. Për fat të keq, Ministria e Punëve të Jashtme e mban në ueb-sajt Nigerinë si një vend që e ka njohur Kosovës, ndërkohë që kjo nuk është e saktë, sepse Nigeria ende nuk e ka njohur Kosovën”, theksoi Hyseni.
Sipas Hysenit, Qeveria e Kosovës është skajshmërisht joserioze në rrafshin diplomatik. Hyseni konsideron se Ministria e Punëve të Jashtme gjatë këtij viti është marrë me disa punë që janë më tepër të natyrës së aktiviteteve të OJQ-ve
“Unë e them me keqardhje, po Ministria e Punëve të Jashtme është shndërruar në një organizatë të madhe joqeveritare, duke sjell ndonjë gazetar nga Rumania apo Rusia në Prishtinë për t’i thënë Prishtinës dhe Kosovës që federata ruse nuk do ta njohë Kosovës kurrë. Kjo është për keqardhje dhe arsyet për numrin kaq të vogël të njohjeve duhet të kërkohen në Kosovë, pikërisht në performancën e institucioneve të Kosovës”, shtoi Hyseni.
Deri më tani, sipas zyrtarëve të MPJ-së, Kosova është njohur nga 85 shtete, 53 e kanë njohur në vitin e parë të pavarësisë, 11 në vitin 2009, 8 në vitin 2010 dhe në vitin 2011gjithsej 13 shtete kryesisht nga Afrika dhe Azia.
Zyrtarë të opozitës vazhdimisht ia kanë rikujtuar kreut të Qeverisë së Kosovës premtimin e dhënë se menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Kosova do të njihet nga 100 shtete të ndryshme.
Ish-ministri Hyseni tha se konsideron që lobimi për njohjet shpesh përfundon në lobim për biznese personale të zyrtarëve të institucioneve.
“Lobimi është shndërruar në mekanizëm tregtie të llojllojshme dhe kjo e dëmton në mënyrë të pariparueshme procesin e njohjeve, sepse ju nuk guxoni të lini përshtypjen që njohja e Kosovës mund të materializohet me çfarëdo mënyre, përpos aspektit të thjeshtë formalo-juridik”, tha mes tjerash Hyseni.
Kritikat e opozitës për çështjet e njohjeve dhe lobimit qenë shtuar pas mënyrës së prezantimit dhe paralajmërimit të njohjeve gjatë vitit. Disa njohje u publikuan nga zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli, të tjerat nga ministri Enver Hoxhaj.
Secila njohje ishte prezantuar si meritë e këtij apo atij zyrtari të Qeverisë, çka nga opozita ishte konsideruar si joserioze.