Ndërlidhjet

S'ka datë


Ilustrim
Ilustrim
Javë më parë, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se me autoritetet kosovare, në muajin dhjetor, do të nisë dialogun për liberalizim të vizave, si pjesë e pakos për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Liberalizimi i vizave ka për qëllim lirinë e lëvizjes për qytetarët kosovarë në zonën e bardhë të Shengenit.

Por, në fakt, a do të nisë ky dialog ashtu siç është paralajmëruar?

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, thotë se ky dialog, ashtu siç është premtuar, pritet të realizohet.

Vlora Çitaku
Vlora Çitaku
“Komisioni Evropian ka rekomanduar që në fund të këtij viti të hapet edhe zyrtarisht dialogu për liberalizimin e vizave. Ne presim tash rekomandimet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, takimi i të cilit do të mbahet më 9 dhjetor”, thotë Çitaku.

Nga ana tjetër, eksperti për çështje të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, thotë se qytetarët e Kosovës janë padrejtësisht më të izoluarit në Evropë dhe për këtë ka përgjegjësi edhe Bashkimi Evropian.

Muharremi shprehet optimist se ky dialog do të fillojë në muajin dhjetor. Për më tepër, ai thotë se fillimi i dialogut nuk varet nga Këshilli i Ministrave të BE-së.
Është me rëndësi që data e fillimit të caktohet sa më parë. Jemi të shqetësuar që ende nuk e kemi një datë të tillë.


Fillimi i dialogut për liberalizim të vizave është kompetencë e Komisionit Evropian dhe në rastin e Kosovës nuk duhet një aprovim i Këshillit të Bashkimit Evropian. Është me rëndësi që data e fillimit të caktohet sa më parë. Jemi të shqetësuar që ende nuk e kemi një datë të tillë. Ne presim që dialogu të fillojë në dhjetor, ashtu siç është premtuar”.

“Është me rëndësi që me fillimin e dialogut, BE-ja me automatizëm duhet të aplikojë instrumentin ‘Lehtësimi i vizave’ për qytetarët kosovarë - siç ka bërë me të gjitha vendet tjera të rajonit - në mënyrë që ata të përfitojnë menjëherë meqë institucioneve të Kosovës dhe BE-së do t’ju duhet kohë derisa Kosova të futet në listën e bardhë të Shengenit”,
shprehet Muharremi.

Ndryshe, lehtësimi i vizave parasheh heqje të kostos për aplikacione të vizave për kategoritë e qytetarëve si studentët, gazetarët, sipërmarrësit, të moshuarit, personat që kanë nevojë për t’u trajtuar për probleme shëndetësore, shkëmbimet kulturore etj. Me këtë rast, edhe pagesa për viza do të zvogëlohej nga 60 € në 35€.

Mirëpo, ministrja Çitaku deklaron se Kosova nuk është e interesuar që para liberalizimit të ketë ndonjë marrëveshje me BE-në për lehtësim gjatë marrjes së vizave.

Jo, ne duam që drejtpërdrejt të shkojmë në proces të liberalizimit të vizave dhe liberalizimi i vizave nuk është proces që varet nga afatet kalendarike, por nga përmbushja e kritereve. Sa më shpejt që t’i përmbushim kriteret, aq më afër liberalizimit do të jemi. Unë mund të them se do të punojmë bashkërisht me komunat dhe institucionet e tjera që të adresojmë të gjitha sfidat që do të dalin nga udhërrëfyesi”, bën të ditur Çitaku.

Bazuar në eksperiencat e vendeve fqinje, thotë Muharremi, Kosovës dhe BE-së do t’i nevojiten rreth 18-24 muaj derisa të zbatohen kriteret, si dhe të merren vendimet e nevojshme legale.

Andaj, sipas Muharremit, Kosova dhe BE-ja duhet të kenë një strategji të përkohshme deri atëherë në mënyrë që të lehtësohet barra e mundimshme e shumë qytetarëve kosovarë duke pritur në radhët e gjata për viza dhe duke kaluar nëpër procedura të komplikuara.

Shenoll Muharremi
Shenoll Muharremi
“Me refuzimin e aplikimit të lehtësimit të vizave, si instrument i përkohshëm- derisa të plotësohen kushtet për liberalizim të vizave - autoritetet po e vazhdojnë mjerimin dhe izolimin e kosovarëve edhe për dy vjet të tjera. Eksperienca e vendeve të rajonit ilustron qartë shumë përfitime që qytetarët kanë pasur nga instrumenti i lehtësimit të vizave, kanë qenë shumë të mëdha dhe kjo duhet të ndodhë edhe me Kosovën, gjithashtu”, vlerëson Muharremi.

Ndryshe, me fillimin e dialogut pritet që Bashkimi Evropian t’ju shtroj autoriteteve të Kosovës edhe kushtet që duhet plotësuar për të jetësuar lirinë e lëvizjes.

Lëvizja e lirë është një ndër parimet më bazike të Bashkimit Evropian. Kjo, konsideron eksperti Muharremi, padyshim ndihmon zhvillimin e Kosovës dhe mund të kontribuojë në ndryshimin pozitiv të perceptimeve të qytetarëve të BE-së rreth Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG