Gjatë ditës së mërkurë, policët e EULEX-it nga njësia për hetimin e krimit të organizuar, e kanë kryer një operacion të bastisjes dhe arrestimit, në Ministrinë Punëve të Brendshme, lidhur me hetimet ndaj pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim.
Zyrtarët e EULEX-it, kanë bërë të ditur se "keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione.
“Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë edhe miliona euro. Gjithsej janë bëre gjashtë arrestime, duke përfshirë tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e Policisë së Kosovës dhe një zyrtar nga Ministria Punëve të Brendshme”, tha zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Krasniqi po ashtu ka thënë se lidhur me këto hetime janë bërë edhe disa bastisje të tjera në Kosovë dhe Gjermani.
"Përveç kësaj, janë bastisur edhe dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike. Po ashtu, si pjesë e këtij hetimi, policia gjermane e ka bastisur një objekt afarist dhe një shtëpi private në Gjermani", ka bërë të ditur Krasniqi.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar bastisjet në këtë ministri, dhe deklaroi për Radion Evropa e Lirë se arrestimet janë bërë për shkak të dyshimeve për korrupsion.
“Gjashtë janë të arrestuar nën dyshimet për keqpërdorime dhe korrupsion dhe janë në polici; në mesin e tyre një udhëheqës i shtyllës për mbështetje, një zyrtare e prokurimit. Në drejtorinë për siguri publike po ashtu është një zyrtar policor i arrestuar”, tha Rexhepi
Rexhepi ka deklaruar se arrestimet kanë të bëjnë me periudhën kohore kur ai nuk ka qenë ministër i MPB-së.
“Dyshohet që ka të bëjë me keqpërdorime. Këto kanë ndodhur para mandatit tim, dhe unë i kam përkrahur plotësisht hetimet. Jam informuar nga zoti De Marnak mbrëmë, ndërsa sot edhe nga kryeprokurori special”, u shpreh ministri Rexhepi.
Sa i takon çështjeve të korrupsionit dhe disa arrestimeve te bëra kohë më parë, deri më tash, sipas zyrtarëve të Agjencisë Kundër Korrupsionit, asnjë zyrtari i dyshuar që ka qenë i përfshirë në korrupsion nuk është dënuar.