Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe botërore, po e pret të imagjinueshmen. Derisa ligjvënësit të mos pajtohen për rritjen e sasisë së parave që qeveria mund të huazojë, Uashingtoni shumë shpejt mund të mbetet pa para për të paguar faturat- një ngjarje kjo që mund të përçojë valë tronditjeje në ekonominë globale.
Pas disa javë të debateve, dhe fjalimeve të mbrëmshme, vetëm disa ditë mbesin para se ‘tavani’ i borxhit të shembet në Uashington.
A po shkon drejt dështimit të papritur financiar shteti më i pasur dhe më i fuqishëm botëror?
Sipas Thesarit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë, saktësisht kjo do të ndodhë, përderisa demokratët dhe republikanët në Kongres nuk i tejkalojnë dallimet e tyre deri më 2 gusht, dhe të pajtohen për legjislacionin, i cili do të rriste sasinë e parave që qeveria mund të huazojë.
Shtetet e Bashkuara janë ndër shtetet e pakta në botë që kanë kufirin e borxhit, i cili duhet të rritet në mënyrë periodike nga Kongresi për të lejuar qeverinë që të huazojë para për të financuar shpenzimet tashmë të miratuara.
Deri më tash, ka qenë një proces i thjeshtë rutinor. Ligjvënësit kanë rritur kufirin e borxhit për pothuaj 80 herë në 5 vjetët e fundit- 7 herë vetëm nën administratën e presidentit Bush.
Por, një revoltë nga disa republikanë opozitarë, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe po kërkojnë shkurtime të thella të shpenzimeve në këmbim të rritjes së kufirit të borxhit, e ka bllokuar Kongresin.
Senati që kontrollohet nga demokratët, s’do do të lejojë asnjë masë që e sheh si ekstreme.
Të hënën, presidenti Barak Obama në një fjalim televiziv tërhoqi vërejtjen se dështimi për të rritur kufirin e huazimit do të dëmtojë rëndë kombin.
“Fatkeqësisht, në javët e kaluara, anëtarët republikanë të Dhomës Përfaqësuese kanë thënë se e vetmja mënyrë për të cilën ata do të votonin, është që ne të tjerët të pajtohemi me qasjen e tyre vetëm për shkurtimin e shpenzimeve. Nëse kjo ndodh dhe ne dështojmë, nuk do të kemi para të mjaftueshme për të paguar të gjitha faturat tona – fatura që përfshijnë sigurimet sociale mujore, përfitimet e veteranëve, si dhe kontratat e qeverisë, të nënshkruara me mijëra biznese”, tha Obama.
Republikanët, të udhëhequr nga kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bohner, janë kundërpërgjigjur duke thënë se demokratët e Obamës, janë ata që po dëmtojnë vendin.
“E dini, unë gjithmonë kam besuar se sa më e madhe të jetë qeveria, aq më i vogël është populli. Dhe tani, ne kemi një qeveri aq të madhe dhe aq të shtrenjtë, që po e dobëson popullin dhe po pengon ekonominë tonë të funksionojë me kapacitet të plotë. Dalja nga kjo krizë nuk është e komplikuar. Nëse ju shpenzoni më shumë para se që fitoni, ju duhet të shpenzoni më pak”, tha Bohner.
Shanset për të thyer bllokadën janë përkeqësuar gjatë natës, pas mospajtimeve që shpërthyen brenda kampit të republikanëve dhe dështimit të Bohnerit që të marrë bekimin e mjaftueshëm për projektligjin e tij nga vetë anëtarët e partisë së vet.
Ekonomistët pajtohen se nëse Uashingtoni zgjohet më 3 gusht pa një marrëveshje, pasojat do të jenë dramatike.
Administrata e Obamës ka të ngjarë të mbyllë disa agjenci federale dhe shërbimet sociale e përfitimet mjekësore për miliona amerikanë do të ndërpriten.
Por, më e rëndësishmja, siç e vuri në pah dhe Obama, agjencitë që caktojnë vlerat e kredisë së një shteti, mund ta zbresin SHBA-në nga statusi A i trefishtë i saj.
Kjo, do të nxiste një eksod të kapitalit të huaj, duke çuar në pllakosjen e vlerës së dollarit dhe rritjen e interesave të kredisë, do të vriste rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë vendore dhe eventualisht do të nxiste një cunami global financiar.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Legard e thotë më qartë:
“Sinqerisht, dështimi financiar apo ulja e besueshmërisë kreditore e SHBA-së, do të jetë një ngjarje shumë, shumë, shumë serioze- jo vetëm për Shtetet e Bashkura, por edhe për ekonominë globale, sepse pasojat do të ndjehen përtej kufijve”, tha Legard.
Çarls Rovli, një profesor i ekonomisë në Universitetin George Mason afër Uashingtonit, tha se aksionet në tregjet globale nuk mund të jenë më të larta, nëse investitorët humbin besimin në SHBA se mund të shpaguajë borxhin e vet.
“Pasoja më serioze do jetë ngjitëse, dhe me ‘ngjitëse’ nënkuptoj se ndikimi në Amerikë do të përhapet shpejt në botë- sepse Amerika është vendi më i madh ekonomikisht. Ajo që po shohim aktualisht në eurozonë do jetë shumë më pak e dëmshme, në krahasim me atë që mund të ndodhë në SHBA”, tha Rovli.
Nëse Kongresi nuk arrin një marrëveshje, disa e kanë këshilluar presidentin Obama për vendime të njëanshme.
Ish presidenti Bill Klinton u shndërrua në tituj kryesor në javën e kaluar, kur tha se po që se ai do të ishte në detyrë, do të rriste kufirin e borxhit, duke u thirrur në amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane.
I ratifikuar më shume se një shekull më parë, në prag të luftës civile amerikane, amendamenti përcakton se “vlera e borxhit publik nuk duhet të vihet në pikëpyetje”. Por, ekspertët legalë janë të ndarë nëse kjo mund të aplikohet në krizën aktuale.
Veprimi i njëanshëm do të mund të shpëtonte ekonominë amerikane, por mund të nxiste një krizë kushtetuese.
Obamës, që i bën 50 vjet në javën e ardhshme, ka të ngjarë që t’i rriten më shumë flokë të thinjura, para jubileut të tij.(a.i.)