Përgjatë maleve dhe kufijve të pasigurt, hashashi kalon nga Afganistani, përmes Azisë Qendrore në Rusi dhe përtej. Duke ushqyer një tregti multi-miliardë dollarësh, financon po ashtu dhe ekstremistët dhe shkatërron miliona jetë. Shtetet e Bashkuara, megjithatë, po promovojnë një plan që synon luftimin e problemeve rajonale duke përmirësuar koordinimin në mes të shteteve. Kjo vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet se prej tërheqjes amerikane nga Afganistani do të përfitojnë trafikantët e drogës.
Zyrtarët kundër narkotikëve në Uashington kanë zbuluar një plan që ndihmon në luftimin e qarkullimit të drogës nga Afganistani, përmes Azisë Qendrore në Rusi- dhe duke vepruar kështu- po zbehin frikën se nga tërheqja amerikane do përfitojnë trafikantët e drogës.
Plani, që ende nuk ka marrë formën finale, njihet si “Iniciativa e Azisë Qendrore kundër Narkotikëve”(CACI).
Ai parasheh formimin e task-forcave në pesë shtete të Azisë Qendrore- Kazakistan, Kirgizi, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Uzbekistan.
Këto task-forca do të komunikonin me njësitë e ngjashme ekzistuese në Afganistan dhe Rusi.
Shtatë grupet do të ndanin informacione të ndjeshme, do të përmirësonin bashkëpunimin në operacionet e përbashkëta ndër-kufitare dhe do të ndihmonin në ndërtimin e rasteve kundër trafikantëve të kërkuar apo të arrestuar.
Uilliam Brounfild, ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit për Çështje të Zbatimit të Ligjit dhe Narkotikëve Ndërkombëtarë, i tha Radios Evropa e Lirë, se duke e zhvilluar iniciativën, Uashingtoni po përpiqet që të tejkalojë atë që e ka quajtur “nivel i pamjaftueshëm i besimit” në qeveritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në shtatë shtetet:
“Çfarë është me vlerë për republikat e Azisë Qendrore? Janë mënyrat nga të cilat ata mund t’i marrin informacionet e rëndësishme dhe të ndjeshme, që burojnë nga Afganistani në lidhje me prodhimin e drogës, me operacionet e ndalimit, dhe me përpjekjet e zbatimit të ligjit kundër trafikantëve në Afganistan. Pse është e rëndësishme për Federatën Ruse?”.
“Është sepse ata mund të lidhin përpjekjet si në shtetin burim, Afganistan, ashtu edhe në shtetet ku kalon droga, në pesë shtetet e Azisë Qendrore, në atë mënyrë, që aktualisht nuk mund ta bëjnë”, ka thënë Brounfild.
Me dollarët e Departamentit Amerikan të Shtetit do të financohet trajnimi dhe blerja e pajisjeve për zhvillimin e task-forcave.
Brounfild ka udhëtuar në Kirgizi, Kazakistan, Taxhikistan dhe së fundi në Rusi, për të paraqitur iniciativën dhe për të marrë reagimet nga zyrtarët e atjeshëm.
Ai tha se ka dëgjuar shqetësime “disa herë” gjatë udhëtimit të tij, se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani- përfshirë edhe pjesën e parë prej 10 mijë ushtarësh në fund të këtij viti- mund të çojë në lulëzimin e tregtisë së hashashit.
Me gjithë iniciativat e mbështetura nga SHBA për çrrënjosjen dhe zhvillimin e programeve alternative për jetesë, Afganistani mbetet burimi primar botëror i opiumit.
Opiumi përpunohet në heroinë dhe drogat e tjera në një tregti të paligjshme shumë-miliardë dollarëshe, duke financuar kështu grupet ekstremiste dhe gjatë rrugës, duke krijuar legjione të të varurve.
Por, Brounfild, thotë se tërheqja e trupave amerikane nuk do ta përkeqësojë problemin, sepse reduktimi i trupave nuk do të thotë reduktim i mbështetjes së zbatimit të ligjit në Afganistan.
“Besoj se po bëjmë përparim në Afganistan dhe besoj se krahas reduktimit të trupave të SHBA-së dhe NATO-së në Afganistan, do të shohin rritje të kapaciteteve të sundimit të ligjit në vend. Nuk ka plan për të reduktuar mbështetjen për ligjin atje. Parashikimi është për të reduktuar praninë e forcave tona të armatosura”, thotë ai.
Duke vendosur për nënshkrimin e planit amerikan, liderët e Azisë Qendroe do të peshojnë reagimin rus.
Rritja e bashkëpunimit në luftimin e narkotikëve ka qenë një nga qëllimet e hershme në relacionet e reja mes Obamës dhe Medvdeveit.
Por, një edicion i 9 korrikut, i gazetës zyrtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, “Krasnaya Zvezda,” la të kuptohet për shqetësimet e Moskës rreth përfshirjes amerikane në rajon.
Në një artikull, rreth një post-blloku të financuar nga SHBA në kufirin taxhiko-afgan, të cilin Brounfild e kishte përuruar disa javë më parë, gazeta ka komentuar:
“Natyrisht, kjo nuk është prani e plotë ushtarake amerikane, por siç thuhet, e tëra fillon me pak”.
Rusia po ashtu ka shfaqur interesimin për t’u kthyer në kufirin taxhiko-afgan, ku trupat e saj kishin patrulluar deri në vitin 2005.
Brounfild, që nuk është takuar me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes gjatë udhëtimit të tij në Moskë, tha se SHBA dhe Rusia kanë “objektiva të njëjta” në reduktimin e rrjedhjes së narkotikëve në rajon.
Duke i lejuar të gjitha shtetet e Azisë Qendrore që të krijojnë forcat e tyre sipas strukturës së tyre të preferuar, ai thotë se “kjo do të lejojë që incitiava e propozuar të jetë mbi çdo betejë të perceptuar të ndikimit mes Uashingtonit dhe Moskës”.(a.i.)