Duke e demonstruar aftësinë e tij për mediat shoqërore, ose së paku aftësinë e ekipit për media të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Barak Obama, për të parën herë mori pjesë në një seancë në faqen Twitter në internet.
Në një ngjarje të orkestruar me kujdes, para një audience në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama u përgjigj në 18 pyetje të incizuara në ekran, nga 170 mijë sosh, që ishin dërguar nga shfrytëzuesit e faqes së popullarizuar Twitter.
Por, para se të ulet në kompjuterin e tij, ai këtë ngjarje e vetëshpalli si historike.
“Unë do të bëj histori këtu si presidenti i parë që drejtpërdrejt merr pjesë në Twitter”, tha presidenti Obama.
Mesazhi i Obamës, që ishte brenda kufizimeve të Twitterit, prej 140 karaktereve, i pyeste amerikanët: “Me qëllim që të reduktohet deficiti, çfarë çmimesh ju do të shkurtonit dhe çfarë investimesh ju do t’i mbanit?”.
Pasi i shkroi inicialet “bo”, presidenti ishte i admiruar nga vepra e vet:
“Çka i thoni kësaj! Nuk është keq. Faleminderit!”, theksoi presidenti Obama.
Nuk kaloi kohë e gjatë që presidenti u ballafaqua me pyetjen për afrimin e afatit për rritjen e kufirit maksimal të borxhit kombëtar.
Nëse ligjvënësit nuk arrijnë, që deri më 2 gusht ta rrisin kufirin se sa shumë borxh vendi mund të mbajë, mbi nivelin aktual prej 14,300 miliardë dollarësh, atëherë Qeveria do ta kalojë kapacitetin huamarrës dhe duhet të fillojë të mos i paguajë këstet.
Demokratët e zotit Obama janë në betejë me republikanët, lidhur me atë se si të evitohet kjo dhe të gjenerohen të ardhura të nevojshme.
Demokratët janë në favor të rritjes së taksave për shtetasit më të pasur të vendit, ndërsa republikanët i favorizojnë shkurtimet masive të shpenzimeve, përfshirë edhe programet sociale.
Obama tha se dështimi për të arritur marrëveshje, do të ketë pasoja të rënda.
“Kredia jonë mund të degradohet, shkallët e kamatave mund të shkojnë në mënyrë drastike lartë dhe mund të shkaktojnë një spirale të tërë të re në recesionin e dytë, ose edhe më keq”, tha Barak Obama.
Obama do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me ligjvënësit demokratë dhe republikanë, për vazhdimin e negociatave.
Në përgjigjet e pyetjeve të tjera, që nëpërmjet Twitterit, vinin nga e gjithë Amerika, presidenti e mbrojti paketën stimuluese të tij të vitit 2009, për shpenzime dhe investime si “çështje e drejtë”, por e pranoi se e kishte nënçmuar gjerësinë e recesionit të vitit 2000.
Njëri nga shfrytëzuesit e faqes Twitter, që nuk ishte i impresionuar me këtë përgjigje, ishte kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Xhon Boner, republikan nga Ohajo, ia doli që presidentit t’i shtrojë pyetje nëpërmjet Twitterit.
“Pas hyrjes në fazën e shpenzimeve rekorde, që na kanë lënë më thellë në borxhe, ku mbesin vendet e punës?”, ishte pyetja e Bonerit.
Megjithatë, dukej se Obama e kishte teknologjinë në anën e tij, pasi një ndërprerje në Twitter e prodhoi një gabim në mesazhin e Bonerit, duke e nxitur Obamën të bëjë shaka.
“Para se gjithash, Xhoni, me sa duket, duhet të punojë në aftësitë e tij të shtypjes në kompjuter”, u shpreh Obama.
Presidenti Obama vlerësoi se pyetja “paksa anonte”, dhe e theksoi rritjen aktuale të vendeve të punës në sektorin privat.
Në fund të seancës, disa shfrytëzues të rrjetit Twitter e cilësuan atë si diçka më tepër se trik mashtrues, ndërsa të tjerët i shkëmbenin citatet favorite të tyre me shfrytëzuesit e tjerë në internet. (f.b.)