Miratimi sa më i shpejtë i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, do t’i ndihmojë drejtësisë në vend dhe luftimit të kriminalitetit e korrupsionit, deklaruan anëtarë të Komisionit për Legjislacion, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, në një dëgjim publik që i është bërë draft-ligjit.
Megjithatë, atë thanë se zbatimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, do të ketë sfida të mëdha. Armend Zemaj, anëtar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, tha se ende pa u miratuar ligji në Kuvend, shumë institucione janë skeptike në zbatimin e këtij ligji.
“Fatkeqësisht, është një lloj hezitimi, apo më shumë paraqitet si një lloj i mosnjohurive të marrjes së kësaj kompetence, sesa disa çështje të tjera, të cilat elaborohen në mënyrë teknike. Kuptohet se Qeveria është implementuese e këtij ligji, por edhe sistemi i drejtësisë në vend, në përgjithësi. Nuk mund të përjashtohen edhe Prokuroria edhe Gjykatat”, tha Zemaj.
Nga ana tjetër, ekspertë të çështjeve juridike thanë se pos mangësive të shumta që ka projekt-ligi, ai si i tillë nuk është analizuar, kur bëhet fjalë për koston e shpenzimeve. Eksperti Mazllun Baraliu tha se projekt-ligji aktualisht ka shumë defekte.
“Kemi parasysh se ka standarde të dyfishta. Fondi Monetar Ndërkombëtar do të ketë problem me këtë ligj, nëse qaset sipas çështjeve, me të cilat u qaset edhe projekteve të tjera ligjore, për shkakun se ky ligj kushton. Meqë kushton, duhet të trajtohet edhe aspekti financiar. Po ashtu, nuk kemi aspekte teknike, sepse ne nuk kemi asnjë gjykatë të mirëfilltë që i ka kushtet teknike për zbatimin e këtij institucioni. Këto janë çështje shumë konkrete”, u shpreh Baraliu.
Edhe anëtari tjetër i Komisionit për Legjislacion, Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se në aspektin shpenzimeve që do t’i ketë ligji, mund të paraqiten probleme.
“Problemi mund të dalë te implementimi i ligjit, për shkakun se mund të marrë kohë më shumë se një vit. Nëse supozojmë se ky ligj hyn në fuqi ose aprovohet në leximin e dytë në Kuvend brenda muajit korrik, hartimi i buxhetit për vitin 2011 përfundon diku në tetor edhe mund të ndodhë që as në vitin 2011 më nuk kemi buxhet të paraparë për këtë ligj. Pra, do të kalohet vetëm në buxhetin e vitit 2012, e atëherë do të na marrë më shumë se 18 muaj”, deklaroi Gjini.
Kurse, Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës u shpreh se të gjithë mekanizmat ligjorë, që i takojnë pakos anti-korrupsion, jo rastësisht vonohen.
Mustafa, në këtë rrafsh, përmendi edhe Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.
“Justifikimi se mungesa e këtij ligji është për shkak të kostos financiare, nuk qëndron, ngase shtatë milionë, ne mund t’i kursejmë në një tender, nga i cili mund të kemi një dëshmitar, që mund të dëshmojë se ka keqpërdorime në dhënien e një tenderi dhe kjo kosto mund të mbulohet vetëm me kursimin e një keqpërdorimi”, u shpreh Mustafa.
Sido që të jetë, Armend Zemaj, kryesues i Komisionit funksional për Legjislacion, tha se komisioni po punon me qëllim të dinamizimit të punëve dhe miratimit sa më të shpejtë të këtij ligji.
“Mendojmë që në afatin sa më të shkurtër kohor dhe para afatit të rregullt, këtë projekti ligj do ta fusim në agjendën për seancë plenare”, shpjegoi Zemaj.
Kostoja për zbatimin e këtij ligji, buxhetit të Kosovës u tha se do t’i kushtojë 7 milionë euro.