Pas 16 vjetësh, Serbia më në fund përmbushi premtimin për të arrestuar të dyshuarin e shumëkërkuar për krime lufte, Ratko Mlladiq. Por, çka pret Beogradi në këmbim? Presidenti serb, Boris Tadiq, duket se i ka disa ide.
Presidenti serb, Boris Tadiq, duke konfirmuar arrestimin e të dyshuarit famëkeq për krime lufte, u nxitua të thotë se dorëzimi i Ratko Mlladiqit në Tribunalin e Hagës, s’do të bazohet në “kalkulime”, por në “dinjitetin moral”.
Por, kjo nuk e mbajti atë larg nga parashtrimi i disa kërkesave.
“Bëj thirrje për një hetim të pavarur, me mandat nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të dyshimeve serioze për trafikim të organeve në Kosovë, në Kosovën tonë autonome”, tha Tadiq.
Për 16 vjet, relacionet e Serbisë me Evropën janë penguar të zhvillohen për shkak të dështimit të saj që të dorëzojë Mlladiqin në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.
Madje, edhe dorëzimi i të akuzuarve të profilit të lartë, si ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Milosheviq, në vitin 2001 dhe ish- lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, në vitin 2008, nuk mjaftuan për BE-në.
Derisa nuk gjeti vullnetin politik për të dorëzuar Mlladiqin - një njeri që është parë të jetojë hapur në Beograd, të paraqitet publikisht në takimet e futbollit, si dhe të gëzojë mbrojtjen e armatës - qeveria serbe nuk arriti që ta bindë BE-në se meriton vëmendjen sikur shtetet tjera më stabile të Ballkanit si Sllovenia dhe Kroacia.
Ndërkohë, Serbia pa ekonominë t’i shkojë kah shkatërrimi, pa t’i tretet statusi i liderit rajonal dhe më pikëlluesja për shumë nga banorët e saj, pa të shpallet pavarësia e Kosovës me mbështetjen e gjerë ndërkombëtare.
Tash, me 69-vjeçarin, Malldiq në paraburgim, Serbia përfundimisht mund të jetë në pozitë të marrë atë që dëshiron.
Mund të fillojë me kandidaturën e BE-së, një hap thelbësor drejt anëtarësimit, një hap ky, që shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, duke folur në Beograd, tha se është e përgatitur që t’i qaset me “energji të re”.
Por, kreu i organizatës Trusti i Ballkanit për Demokraci me seli në Beograd, Ivan Vejvoda, tha se kjo mund të shkojë edhe më larg, deri te hetimet në Kosovë për dyshimet për trafikim organesh.
“Do të thosha se tash të gjitha pjesët janë vënë në vend për Serbinë; të marrë edhe kandidaturën për BE edhe datën e fillimit të negociatave, që me siguri se do të jetë diku në vitin e ardhshëm. Mendoj se nuk do t’i jepet diçka shtesë, do të thuhet se kushtet janë plotësuar dhe se Serbia mund të lëvizë përpara. Ndërkaq, sa i përket hetimeve mbi raportin e Dik Martit, mendoj se çdokush është pajtuar se është e rëndësishme që të ketë një hetim të plotë mbi këtë. Mendoj se dëshira e qeverisë serbe është që kjo të kryhet nga OKB-ja”, tha Vojvoda.
Mundësia e një pazari të hapur, ka nxitur spekulime në shumë qarqe - veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, ku kujtimet e brutalitetit të Mlladiqit janë ende të freskëta - se Serbia e dorëzoi komandantin e serbëve të Bosnjës, jo kur e gjeti atë, por kur iu duk politikisht më e përshtatshme.
Tadiqi, një lider i moderuar properëndimor, do të garojë për mandat tjetër në vitin 2013, në kohën kur rritja e varfërisë dhe e izolimit po i kontribuon rritjes së një atmosfere shpërthyese politike.
Tadiqi ka të ngjarë që të përballet me Tomislav Nikoliqin, dikur aleat i ish-kreut të Partisë Radikale dhe të dyshuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel.
Partia Përparimtare e themeluar rishtas nga Nikoliqi, ka përqafuar anëtarësimin në BE si thirrje kryesore të fushatës. Kjo ka bërë që Tadiqi me urgjencë të çojë përpara përpjekjet e Serbisë në integrimet evropiane.
Por, analisti politik në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Daniel Korski, tha se është i bindur që Tadiqi nuk e ka strehuar Mlladiqin për ta përdorur si një mjet negocimi kur të jetë koha e duhur për fushatën e tij. Presidenti, tha ai, mund të pësojë në plan afatshkurtër, nëse nacionalistët reagojnë me zemërim ndaj dorëzimit të Mlladiqit.
“Në prag të zgjedhjeve, veprimi i marrë, nuk do të bëjë që ai të duhet nga shumica në rritje e nacionalistëve në vend. Anketat sugjerojnë se në një garë me liderin opozitar, Boris Tadiq, do të humbë. Prandaj, mendoj është e rëndësishme që të shihet nga perspektiva e tij. Ai duhet të komunikojë, jo vetëm me komunitetin ndërkombëtar se dëshiron diçka në këmbim, por edhe elektoratit të tij t’i thotë: Shikoni ju mund të mos pajtoheni me këtë, por ne do të marrim disa të mira në këmbim dhe unë ua garantoj ato”, vlerësoi Korski.
Tash pritet të shihet se sa shpejt do të veprojë BE-ja mbi anëtarësimin e Serbisë, apo në çështjet më periferike si Kosova.
Korski pranoi se blloku i preokupuar me kryengritjet politike në Afrikën Veriore, mund të mos i bëjë prioritet të tij, hetimet mbi dyshimet për trafikim organesh.
Një pasiguri tjetër e madhe është se si udhëtimi i Mlladiqit në sistemin ndërkombëtar të drejtësisë, do të ndikojë në atmosferën politike në vend. Deri tash Haga ka dështuar të japë verdikte finale në rastet e profilit të lartë - Millosheviqi pësoi sulm në zemër në vitin 2006, para se të përfundonte procesi gjyqësor kundër tij, dhe proceset kundër Sheshelit dhe Karaxhiqit po pengohen nga vështirësitë burokratike.
Mund të shkojnë muaj ose edhe vjet, para se gjykata të inicojë procesin kundër Mlladiqit, i cili raportohet se ka pësuar sulm në zemër dhe është në gjendje të ligë shëndetësore.
Në të njëjtën kohë, Pavol Demesh, një analist në Fondin Gjerman Marshall të SHBA-së, thotë se është me rëndësi për Serbinë që të shohë se komuniteti ndërkombëtar po ndërmerr hapa drejt çuarjes së drejtësisë në vend, për të dyshuarit më famëkeq për krime lufte në botë.
"Popullata serbe tashmë është mësuar me faktin se banditët, gangsterët dhe kriminelet e tyre nuk po e paguajnë çmimin në vend, por edhe bashkësia ndërkombëtare është angazhuar në përcaktimin e fatit të tyre, po ashtu. Nganjëherë, mund të imagjinohet nga ana psikologjike se kjo nuk është e lehtë për Serbinë. Por, mendoj se kjo është katarzë, përmes së cilës ky vend duhet të shkojë për shkak të masakrave të kryera nga regjimi i Millosheviqit”, theksoi Demesh.(a.i.)