Zhvillimi i teknologjisë zakonisht është përcjellë me përsosjen e mjeteve të komunikimit, të cilat kanë mundësuar depërtimin e fjalës së lirë dhe ideve të reja në shoqëritë e mbyllura, ku rreziku kryesor është parë te liria e shprehjes.
Interneti e bëri botën më të vogël, por në vitet e fundit mundësoi krijimin e rrjeteve sociale, pa të cilat nuk mund të paramendoheshin shumë ngjarje, që, sipas ekspertëve, sot po e ndryshojnë pejsazhin politik.
Rrjetet sociale po i përcjellin të gjitha ndryshimet e mëdha. Për shembull, protestat pas zgjedhjeve në Iran. Përmes Facebook-ut u organizuan shumë tubime, ndërsa YouTube dhe Twitter-i ia zbuluan fytyrën regjimit. Celulari dhe YouTube ia shfaqën botës vrasjen e aktivistes Neda Soltanie, e cila u bë simbol i rezistencës së protestuesve iranianë.
Në Tunizi dhe Egjipt, tubimet e protestuesve nuk do të bëheshin aq masovike po të mos ishte Facebook-u. Regjimi në Egjipt u përpoq ta luftojë, duke krijuar një rrjet të ithtarëve të vet. Por, hovi i kundërshtarëve të qeverisë nuk u ndal.
Uael Ghonim, drejtor ekzekutiv i kompanisë Google, ishte 12 ditë në burg në Kajro. Kur u lirua, i kërkuan të bëhet zëdhënës i protestave. Mbështetjen ia kishin dhënë 130 mijë anëtarë të Facebook-ut.
Luk Allnut është përgjegjës i faqes së internetit në Radion Evropa e Lirë. Ai thotë se rrjetet sociale kanë rol të konsiderueshëm në arritjen e synimeve politike.
“Mendoj se përfundimisht rrjetet sociale kanë rol në Egjipt dhe Tunizi. Është e vështirë dhe herët të thuhet se sa është ky rol. Opozita në këto vende e shfrytëzoi Facebook-un për t’i përhapur protestat dhe këtë e bëri mirë, por ata përdorën edhe taktika tradicionale jashtë internetit”, thotë Allnut.
Ai thotë se Facebook-u nuk ishte mjeti i vetëm, por ishte shumë i rëndësishëm. Po, a mundet teknologjia informative ta ndryshojë pejsazhin politik?
Allnut thotë se disa pushtete reaguan menjëherë për t’i penguar këto rrjete, siç ishte rasti në Tunizi, por megjithatë pejsazhi politik ndryshoi.
“Mendoj se e ndryshojnë pejsazhin, sidomos për faktin se nuk kushtojnë shumë. Për shembull, nëse do të doja ta filloj një protestë, e kam shumë lehtë t’i nxjerr 20 mijë protestues. Nuk duhet ta bëj përmes mediave të opozitës, thjesht e bëj përmes Facebook-ut. Sa për shpejtësinë, rrjetet sociale janë pa konkurrencë, sepse gjërat i përhapin shpejt dhe shumë lirë”, pohon Allnut.
Por, ai tërheq vërejtjen se rrjetet sociale mund të përdoren edhe nga ekstremistët, për të shtyrë përpara agjendën e tyre.
“Ky është problemi më i madh, sepse derisa interneti u jep mundësi demokratëve, ai u jep mundësi edhe ekstremistëve. Për shembull, në Ballkan kemi shembuj të rrjeteve nacionaliste në Facebook. Ky është problemi. Teknologjia është neutrale, mund të përdoret për të mirë apo për keq”.
“Kjo nuk mund të pengohet, por mund të luftohet nga shoqëria dhe nuk është problem teknologjik, por dukuri më e gjerë sociale dhe kulturore”, pohon Allnut, përgjegjës i faqes së internetit të Radios Evropa e Lirë.
Shtatë vjet pasi krijoi rrjetin social, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Cukerberg, u zgjodh "Njeriu i Vitit" për vitin 2010 nga revista "Time".
Teknologjia informative është bërë vegël për luftimin e sistemeve të mbyllura. Ndoshta është e vështirë të ndryshohen sistemet, por masovizimi i protestave bën që qeveritë të mendohen më thellë.
Gjërat janë thjeshtëzuar. Aktivistët e opozitës nuk janë më njerëz me altoparlantë në duar që rekrutojnë ithtarë nëpër tubime politike. Ata janë disa të rinj, që me laptop në dorë mund të bëjnë mrekulli, madje të rrëzojnë edhe qeveri.