Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.
Problemet me sistemin e numërimit të votave po shkaktojnë vonesa në nxjerrjen e rezultateve për kandidatët për deputetë. Për disa herë ky sistem nuk ishte funksional në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë. Vonesat kanë shpeshtuar zërat për dyshime në integritetin e procesit zgjedhor.
Ndërsa Kosova përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, analistët politikë tërheqin vërejtjen se vendi mund të rrëshqasë drejt krizës institucionale.
Prokuroritë e rajoneve të ndryshme të Kosovës kanë nisur hetime në disa pista për shkelje penale gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas raporteve zyrtare, shkeljet më të shpeshta ishin cenimi i fshehtësisë së votimit dhe sulmet ndaj personave zyrtarë.
Në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 80 për qind të votave me postë, pra nga diaspora. Atë vit, rreth 53 mijë persona votuan me postë.
Me vonesë ka nisur numërimi i fletëvotimeve të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndonëse nuk dihet se kur do të përfundojë procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e arsyetoi vonesën duke thënë se këtë herë është dashur më shumë kohë për çështje organizative
Disa përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, do të mbështesnin - parimisht - cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re.
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij - Lëvizjen Vetëvendosje.
Natën kur sy e veshë ishin te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, platforma online e këtij institucioni doli nga sistemi për orë të tëra.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën. Rezultatet preliminare dolën. Çfarë ndodh tash? Secila parti gjen një element të fitores në rezultatet preliminare, ndërsa analistët paralajmërojnë për turbulenca politike.
Lëvizja Vetëvendosje prin garën në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Dallimet në përqindje.
Shfaq më shumë