Në shumë shkolla të Kosovës, Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh se prindërit i angazhojnë privatisht asistentët në rast të nevojës - edhe pse një gjë e tillë nuk parashihet me asnjë ligj - dhe ata nuk pengohen.
Që nga viti 2015, veteranët e luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, që kanë qenë të papunësuar, marrin pension mujor prej 170 eurosh.
Qeveria e Kosovës po bën përpjekje të adresojë çështjen e femicidit në Kosovë me një ligj të veçantë. Por për këtë, njohësit e drejtësisë dhe organizatat për mbrojtën e të drejtave të grave në Kosovë kanë mendime të ndryshme.
Në Kosovë nuk dihet saktë numri i të përdhunuarve gjatë luftës së viteve 1998/99, por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, bëhet fjalë për rreth 20.000.
Autoshkolla, dyqane rrobash, artistë të tatuazheve, biznese që merren me shitjen e veturave dhe që kryejnë shërbime hidraulike. Të gjitha këto biznese të shpërndara nëpër qytetet e Kosovës mbajnë emrat e personaliteteve që 25 vjet më parë kishin pozita të larta politike.
Shuma e përcaktuar e pensioneve në Kosovë ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve, thotë një raport i IKD-së.
Ligji për arsimin parauniversitar në Kosovë përcakton që vijimi i shkollimit nga klasa e parë në të nëntën, është i detyrueshëm dhe përgjegjës kryesor parashihen prindërit e fëmijës.
Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfrytëzim një burg në Kosovë për rreth 10 vjet, në shkëmbim të mbi 200 milionë eurove, ka ngritur shqetësime se mund të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut për të burgosurit nga Danimarka, por edhe për ata brenda Shërbimit Korrektues në Kosovë.
Prerje, gërvishtje, shenja në trup… Këto lëndime ia kanë shkaktuar vetes rreth 20 nxënës të tri shkollave fillore në Kosovë, të frymëzuar, siç thonë udhëheqësit e shkollave, nga videot në rrjetin social, TikTok.
Pavarësisht çmimeve më të lira se në treg, interesi i blerësve për to mungon - mesa duket për shkak të perceptimeve kulturore që lidhen me blerjen e pronave të poseduara.
Një ditë më herët, Kurti mori pjesë në një tubim të Partisë për Veprim Demokratik, që u mbajt në Prishtinë.
Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj më 12 prill.
Shfaq më shumë