Vonesa të gjata, pajisje të vjetruara dhe hapësira të mbingarkuara të punës. Ky është realiteti i ashpër në Institutin e Patologjisë të Kosovës. Pacientët aty presin me javë, e nganjëherë më shumë se një muaj, për rezultatet kritike të analizave.
Nëntorin e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se reparti për IVF brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të funksionalizohet në mes të dhjetorit.
Për ruajtjen e vendit të punës, nevojitet edhe shëndet i mirë, e që nuk është e lehtë të mbahet pa sigurim shëndetësor.
Në Kosovë nuk ka të dhëna se është regjistruar ndonjë rast i përdorimit të drogës fentanil, përdorimi i të cilit në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet problem kombëtar, teksa ky shtet po ndërmerr hapa për ta luftuar trafikimin e kësaj substance.
Pragu epidemik është parametër që përcakton nëse një sëmundje ngjitëse mund të përhapet tek popullata. Ai përdoret për të vlerësuar rreziqet e mundshme të një epidemie dhe për të filluar me zbatimin e masave të duhura kontrolli.
Fushata “Kryeqyteti pa makina” e lansuar nga organizata Save the Children dhe Komuna e Prishtinës, e ka kthyer sërish vëmendjen në problemin e kamotshëm të Kosovës, e sidomos kryeqytetit: ndotjen e ajrit. Si ka ndryshuar situata ndër vite?
Nga shkurti, në Kosovë do të nisë imunizimi i djemve me vaksinën kundër papilloma virusit (HPV), pasi një vaksinë e tillë nisi të administrohej për vajzat vitin e kaluar.
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart peshën e shpresës, por edhe të frikës. Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në këtë njësi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit.
Iljasa Fazliu, logoped dhe defektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është në fokus të një stuhie kritikash për sjelljen e tij.
Me të hyrë në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt - rreth 30 kilometra larg Prishtinës - përballeni me një realitet të zymtë: grumbuj qytetarësh që presin para sallave të operacionit, të shqetësuar për familjarët e tyre.
Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri dhe ai në Ferizaj ka rreth tre vjet që funksionojnë pa biokimistë. Për pasojë, analizat laboratorike, kritike për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, lexohen nga stafi i infermierëve dhe teknikëve - gjë që ngre shqetësime për saktësinë dhe besueshmërinë e tyre.
Shfaq më shumë