Një popullatë në rritje e kuajve të egër po i tërheq vizitorët drejt maleve të thyera në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës. Njerëzit lokalë i kanë braktisur kuajt bujqësorë gjatë luftës së viteve ’90, por kafshët janë harlisur në natyrë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti të premten kundër Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, në procedurën para Gjykatës Administrative, mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen t’i miratojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga Ligji për cilësinë e ajrit ambiental dhe ta padisin në procedurë administrative nëse shëndeti i tyre është i rrezikuar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron për vizitë në Shqipëri. Me ceremoni zyrtare, Erdogan të enjten u prit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ndërtimi i xhamisë - me vlerë rreth 30 milionë euro - u financua nga Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare i Turqisë.
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të mërkurën shfuqizoi “Balancuesin” – mekanizmin që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore. Ky vendim prek edhe punësimet në administratën publike.
Nuk dihet nëse burgu i Idrizovës do të ketë ndërtesa të reja për rreth 500 të burgosur pas skadimit të lejes së ndërtimit, me gjithë huan prej 25 milionë eurosh nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës të miratuar që para dhjetë vjetësh.
Një ditë pas protestës së opozitës në Shqipëri, Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike.
Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmuar materialin ndërtimor dolomit prej një guroreje rreth 500 metra prej shtëpive në vendbanimin Donja Jabllanica, ku, sipas të dhënave të fundit, kanë vdekur 16 persona.
Opozita në Shqipëri ka thirrur protestë kombëtare në pasditen e së hënës, për të kundërshtuar burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji. Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile.
Maqedonia e Veriut është ndër vendet e para në listë për numrin e personave që kërkojnë azil në Gjermani, por gjithashtu është në krye për numrin e personave që janë kthyer në vendin e tyre.
Shfaq më shumë