Deputeti i Partisë Demokratike në opozitë, Ervin Salianji, u vetëdorëzua pasditen e 27 shtatorit në policinë e Tiranës, për t’iu nënshtruar procedurave për vuajtjen e dënimit me një vit burgim.
Para takimit kokë më kokë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Orban, qëndroi pranë qendrës së shtypit në hotelin e Ohrit, ku mëngjesin e së premtes nisi një konferencë ndërqeveritare.
Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut e cila nuk ka përmbushur kushtin për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të fusë në preambulën e saj komunitetin bullgar.
Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të bllokut, në të cilin theksohet ato janë pajtuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshëm për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore.
Nënat e ardhshme shprehen të tronditura nga informacionet se çdo e nënta vdekje e të porsalindurve në Maqedoninë e Veriut, është pasojë e ajrit të ndotur.
Autoritetet në Serbi paralajmëruan kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por pa përmendur hulumtime përkatëse për nevojën e një mase të tillë.
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, ka lëshuar një urdhër për ndalimin e komunikimit të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes me zyrtarët e kabinetit të presidentit të shtetit, të Qeverisë, si dhe të Kuvendit, pa miratimin e tij.
Çdo ditë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri pastrohen shiritat për të restauruar filmat që janë në rrezik për t’u shkatërruar. Ky proces ka nisur para 12 vjetësh dhe është dashur bashkëpunim me studio kinematografike në disa vende të botës, deri në Indi.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha në Kuvend se nga Shqipëria nuk janë transportuar mbetje të rrezikshme në Tajlandë apo Kinë.
Një gjykatë serbe do të nisë procedurat gjyqësore më 12 shtator në rastin e parë të dokumentuar publikisht në vend për trafikim seksual, ku përfshihen shtetas kinezë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e falënderoi homologun e tij kinez, Xi Jinping, për “ngritjen e marrëdhënieve midis dy vendeve në një nivel strategjik”.
Mali i Zi dhe Serbia vazhdojnë të konsiderohen si vende udhëheqëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por, në rrethanat ekzistuese, vetëm Mali i Zi mund të shpresojë për anëtarësim të plotë deri në fund të kësaj dekade.
Shfaq më shumë