Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, tha më 16 janar se procesi i integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb do të zhvillohet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe se do të merren parasysh shqetësimet e komuniteteve joshumicë.
E gjithë Kosova i ka sytë te rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë, pasi manipulimet duket se janë gjë e kryer. Por, si ndodhën këto manipulime, kush duhet të mbahet përgjegjës dhe çfarë ndëshkimesh mund t’i presin fajtorët? Shpjegojmë në pak minuta.
Mijëra njerëz në Kosovë dhe Shqipëri, që kishin ëndërruar për vizat e emigrimit për në SHBA, po përballen me një pasiguri të papritur.
Ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve në vend presin që efektet të jenë minimale, pasi shkëmbimet tregtare me Republikën Islamike janë të vogla dhe përbëjnë një pjesë të papërfillshme të ekonomisë kosovare.
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.
Një nënkalim i ndërtuar me miliona euro në Malishevë dhe i përuruar me koncert dhe fjalime, u përmbyt vetëm disa muaj më pas si pasojë e reshjeve të shiut. Komuna e pranon se projekti nuk e ka përfunduar ende pranimin teknik, kurse kompania ndërtuese nuk dha shpjegime.
Shtëpi të zhytura në ujë, dëme të mëdha materiale dhe pasiguri për të ardhmen. Përmbytjet e ditëve të fundit në Kosovë kanë lënë shumë familje jashtë shtëpive të tyre dhe me shpresën se do të kenë çka të riparojnë kur të kthehen.
Ndonëse jetojnë pranë termocentraleve të Kosovës, banorët e Obiliqit dhe ata të Fushë-Kosovës nuk përfitojnë ende nga energjia termike, teksa presin që institucionet t’i funksionalizojnë ngrohtoret qendrore.
Arben Musliu, nga Fushë-Kosova, e përdor kartelën e tij bankare vetëm një herë në muaj: kur tërheq pagën mujore.
Viteve të fundit vërehet një rënie e lehtë e numrit të fëmijëve të braktisur në Kosovë. Jo sepse arsyet që i shtyjnë nënat drejt këtij vendimi janë zhdukur, por sepse numri i lindjeve ka rënë.
Investimet e gjigantëve të teknologjisë në inteligjencë artificiale (IA) pritet të jenë masive më 2026. IA pritet të avancohet nga instrument në asistent pune në shumë fusha, e sidomos në shëndetësi e zhvillim softuerësh. E, si është situata në Kosovë?
Gruaja e parë gjeneralmajor në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Irfete Spahiu, rrëfen për sfidat, përkushtimin dhe motivin që e ka mbajtur në shërbim të vendit për gati tri dekada. Për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon rrugëtimin e saj.
Shfaq më shumë