Gjashtë të rinj serbë të vrarë. Gjashtë shqiptarë të arrestuar dhe më pas të liruar. Dyshime për inskenim. Kjo është historia që e përcjell një kafene të vogël në qytetin e Pejës, të quajtur “Panda”.(Kontribuuan: Iva Martinoviq dhe Nevena Bogdanoviq)
Kosova shënon këtë 17 shkurt 15-vjetorin e pavarësisë, e cila u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane. Por, përpjekjet e saj për mëvetësi nisën së paku tri dekada më parë, kur asaj iu hoq dhunshëm autonomia që gëzonte brenda Jugosllavisë së atëhershme.