Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B, përveç që prodhojnë rreth 90 për qind të energjisë që përdoret në vend, lirojnë edhe ndotje të madhe në mjedis. Së voni, ekzekutivi kosovar ka thënë se synon që të gazifikojë qymyrin, por edhe ky proces shkakton ndotje, veçmas të ujërave tokësore.