“Linja e Jetës” në Kosovë, adresë për parandalimin e vetëvrasjeve, po lufton të qëndrojë e hapur, por themeluesit thonë se shërbimi është i mbingarkuar pa mbështetje shtetërore.
Gjuha fyese është bërë përditshmëri në fjalorin e partive, duke zëvendësuar debatet mbi programet zgjedhore, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Edhe pse Qeveria në detyrë e Kosovës e konsideron hapjen e mbi 11 mijë bizneseve të reja si tregues të shëndetit ekonomik, ekspertët thonë se numri i lartë nuk mjafton, pasi shumica janë mikro-biznese me ndikim të kufizuar.
Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosovës, ka ndërtuar një ndërtesë gjashtëkatëshe në Kragujevc pa leje të rregullt ndërtimi. Muri mbajtës pranë objektit u shemb më 28 nëntor.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se shumica e viktimave të dhunës në familje janë gratë. Numri më i madh i regjistruar ndonjëherë u shënua vitin e kaluar, kur pati gati 3.000 raste të dhunës në familje. Këtë vit, nga janari e deri në tetor janë regjistruar gjithsej 2.429 raste.
I gjendur përballë një krize të thellë financiare në biznesin e tij dikur të madh, dhe pasi një bankë komerciale ia refuzoi kërkesën për kredi, një qytetar nga Rrafshi i Kosovës kërkoi shpëtimin te fajdexhinjtë.
Pas raportimit të dhunës në familje, shumë gra detyrohen të drejtohen nëpër strehimoret e ndryshme të qyteteve të Kosovës, në mungesë të një vendi ku mund të rrinë të sigurta.
Prokuroria e Specializuara me seli në Hagë argumenton se UÇK-ja kishte strukturë dhe hierarki.
Investimet direkte të bizneseve kosovare jashtë vendit po rriten ndjeshëm, duke arritur në 166.6 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti.
Kosova nuk ka marrë pjesë asnjëherë në një turne të madh dhe Kupa e Botës verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, mund të jetë e para.
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë ka goditur rëndë bizneset prodhuese, duke rritur ndjeshëm kostot dhe duke kufizuar mundësitë e tyre për zgjerim dhe punësim.
Nëpër shumë qytete të Kosovës, në lagjet ku banon një numër i madh i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, nuk banojnë edhe shumë qytetarë të tjerë. Kështu, banorët besojnë se institucionet i kanë pasur larg syve e larg mendjes.
Shfaq më shumë