Shumë banorë në Kiev, të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, ngulmuan se integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet.
Shpenzimet botërore ushtarake arritën në 2718 miliardë dollarë në vitin 2024, që paraqet një rritje prej 9.4 për qind në terma realë krahasuar me vitin 2023 dhe është rritja më e madhe vjetore që nga të paktën fundi i Luftës së Ftohtë.
Gjashtëmbëdhjetëvjeçari Vladyslav Rudenko ndodhej në banesën e tij, në rajonin e Hersonit, kur ushtarët rusë e detyruan të shkonte në Krimenë e okupuar.
Kardinali hungarez 72-vjeçar ka mbajtur poste të rëndësishme në Kishën Katolike gjatë dekadave të fundit dhe u përmend si kandidat potencial edhe në vitin 2013, kur përfundimisht u zgjodh Papa Françesku.
Më shumë se dy muaj pasi një dron rus ia shkaktoi një vrimë të madhe, autoritetet ukrainase po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për riparimin e mburojës së uzinës bërthamore të Çernobilit.
Liderë nga më shumë se 150 vende të botës dhe qindra mijëra njerëz morën pjesë në varrimin shtetëror të Papa Françeskut në Vatikan
Ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë po paralajmërohen për të ashtuquajturat “vejusha të zeza”, gra që i joshin dhe martohen me ta me qëllim që të marrin përfitimet financiare, të ofruara nga shteti, në rast të vdekjes së ushtarëve.
I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Rusinë pritet të zhvillojë bisedime në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kina dhe Parlamenti Evropian (PE) janë në “fazën finale” të diskutimeve lidhur me largimin e sanksioneve ndaj ligjvënësve, si pjesë e një lëvizjeje për t’i hapur derën përmirësimit të raporteve mes Pekinit dhe bllokut.
Bisedimet e rëndësisë së lartë për çështjen bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë kaluar tashmë në fazë teknike, pas vetëm dy rundeve të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Omani.
Së paku nëntë persona u vranë nga një sulm rus me raketa dhe me dronë gjatë natës në Kiev. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi zyrtarët thanë se kishte përparim në negociatat për ndalje të konfliktit, që po zhvilloheshin në Londër midis përfaqësuesve të SHBA-së, Evropës dhe Ukrainës.
Shfaq më shumë