Pas disa muaj vonesash, furnizimet me predha artilerie tashmë kanë filluar të arrijnë te njësitë ukrainase në vijat e frontit mes një lufte të pakrahasueshme me trupat pushtuese ruse. Ndihma ushtarake për disa muaj ishte kundërshtuar fuqishëm nga ligjvënësit konservatorë në Kongres.
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, u kujtua nga disa prej mediave më të njohura të botës si “gjigant i letërsisë”, romanet e të cilit “ia treguan botës vuajtjet e Shqipërisë”.
Prishtina ishte mikpritëse e edicionit të 8-të të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”. Me artin e tyre, rreth 130 artistë të grafitit përçuan mesazhe nën tematikën “Educate to Elevate”, ndërsa u dhanë ngjyra rreth 2.800 metrave katrorë mure të kryeqytetit.
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosovën e kanë vizituar gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj. Vitin e kaluar, numri i vizitorëve e kaloi për herë të parë shifrën 300 mijë.
Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Me sigurinë e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s do të kenë punë në Kosovë. Dhe, nëse nuk i ndryshojnë taktikat e ndërmjetësimit dhe nismat diplomatike, konflikti disi i ngrirë mes tyre mund të zgjasë me vite, thonë analistët.
Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë, u ndalua me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, më 27 qershor, pak para hapjes së planifikuar të tij në Beograd.
Iranianët do ta zgjedhin presidentin e ri më 28 qershor, më shumë se një muaj pas vdekjes së Ebrahim Raisit në një aksident me helikopter. Gjashtë kandidatë, përfshirë vetëm një reformist, u zgjodhën me kujdes nga struktura politike e Republikës Islamike.
Derisa luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë, shumë fëmijë palestinezë po vuajnë nga kequshqyerja, si pasojë e mungesës së ushqimit dhe gjërave elementare për jetesë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u takuan pasditen e 26 qershorit në Bruksel, ashtu siç u paralajmërua nga Bashkimi Evropian qysh javën e kaluar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se komandanti i Forcave të Përbashkëta të ushtrisë ukrainase, Yuriy Sodol, do të zëvendësohet nga gjeneral brigade Andriy Hnatov. Ky hap u ndërmor pasi Sodol ishte kritikuar për humbje të shumta dhe për taktika të vjetruara.
Përqindja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) që është ndarë për mbrojtje.
Shfaq më shumë