Afganët që janë lejuar të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara, kanë frikë se një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i vërë ata në rrezik serioz.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Tridhjetë e gjashtë vende u japin shtetësinë foshnjave të lindura në territorin e tyre, në mënyrë të pakushtëzuar. Më 20 janar 2025, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t'i dhënë fund fitimit të shtetësisë me lindje për disa fëmijë të lindur në SHBA.
Donald Trump u betua më 20 janar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai u zotua se “do ta vendosë Amerikën në vend të parë”. Në fjalimin e parë pas betimit, Trump tha se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”.
Në fshatin Bibaj të Ferizajt, qytetarët festuan inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump. Banorët e fshatit shpresojnë që Trumpi me administratën e tij, të vazhdojë ndihmën për Kosovën, në veçanti në zgjidhjen e problemeve me Serbinë.
Tri fushat e veçanta ku do të testohet marrëdhënia transatlantike Uashington-Bruksel.
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, fillimisht u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti në largim, Joe Biden, dhe gruaja e tij, Jill.
Teksa Donald Trump nis mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me premtimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Tajvani po shikon me vëmendje se si do t’i trajtojë Uashingtoni partnerët e tij në frontin e luftës.
Donald Trump përballet me dy nga sfidat më të mëdha të politikës së jashtme pas marrjes së detyrës së presidentit. Në qendër të vëmendjes janë Rusia dhe Ukraina, veçanërisht lufta e vazhdueshme e Rusisë kundër Ukrainës, që ka shkaktuar humbje të mëdha dhe ka tronditur stabilitetin evropian.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Mijëra njerëz udhëtuan drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në një tubim masiv të mbajtur nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump, një ditë para inaugurimit të tij.
Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë