Mijëra njerëz protestuan në Berlin, të dielën e 2 shkurtit, kundër planeve për kufizimin e imigracionit, të propozuara nga konservatorët opozitarë dhe të mbështetura nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Përkujtimi i 80-vjetorit të Holokaustit, protestat masive në Serbi, skena nga lufta në Ukrainë dhe një garë sportive e çuditshme me shuplaka në Riad, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
Rusia dhe Kina kanë shtuar aktivitetet ushtarake në Arktik, përderisa shtetet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në rajon po raportojnë më shumë sabotime. Perëndimi ka intensifikuar përpjekjet për t’u pajisur me dronë vëzhgues që mund t’u mbijetojnë kushteve të akullta.
Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tash e tutje do ta udhëheqë Peter Sorensen. Pritjet për të janë shumë të mëdha, por sa realisht do të ketë dorë ai në suksesin e bisedimeve?
Naim Murseli u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, në nëntor të vitit 2023.
Vit pas viti, hartohen strategji e bëhen premtime, por sistemi i arsimit në Kosovë mbetet i njëjtë - i dominuar nga metodat e vjetra të mësimnxënies dhe mungesa e teknologjisë. Ekspertët e quajnë këtë “padrejtësi ndaj fëmijëve”.
Që nga marrja e detyrës, presidenti amerikan, Donald Trump, ka hequr dorë nga udhëzimet e kohës së Bidenit që kufizuan arrestimin e personave që s'kishin të kaluar kriminale dhe urdhëroi organet e tjera të zbatimit të ligjit federal të ndihmonin me punën e imigracionit.
Nëntë studentë, nëntë perspektiva të ndryshme. Para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Radio Evropa e Lirë ka mbledhur disa nga dhjetëra mijëra të rinjtë që do të votojnë për herë të parë, për të diskutuar për temat më të përfolura në Kosovë: nga Kodi Civil e deri te marrëdhëniet me Serbinë.
Një aeroplan pasagjerësh i kompanisë ajrore, American Airlines, është përplasur me një helikopter ushtarak amerikan derisa po zbriste në Aeroportin Kombëtar “Ronald Reagan”, afër Uashingtonit.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën.
Radios Evropa e Lirë i është dhënë qasje ekskluzive në spitalin e parë fushor nëntokësor të Ukrainës. Kirurgë, anesteziologë dhe punonjës tjerë mjekësorë punojnë 6 metra nën tokë në bunkerë prej çeliku, të pajisur me sisteme ventilimi, ujë të pijshëm dhe burime alternative të energjisë.
Pas thirrjes së studentëve, mijëra qytetarë bllokuan për 24 orë njërën prej rrugëve më të rëndësishme kryqëzuese në Beograd, midis 27 dhe 28 janarit.
Shfaq më shumë