Më 19 nëntor bëhen 1000 ditë nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia. Projekti i Radios Evropa e Lirë, Current Time, pyeti banorët e Kievit se si dhe kur mendojnë ata se mund të përfundojë lufta.
Manipulimi i videove, apo materialeve me zë, nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Në vetëm pak minuta, secili mund të krijojë një material të manipuluar - të njohur si deeepfake - dhe t'i mashtrojë qindra njerëz.
Kjo është historia e një shitësi ukrainas që u bë vullnetar në mbrojtjen territoriale, ndërsa trupi i tij u gjet me duar të lidhura dhe një plumb në kokë në një vend ku dikur ndodhej baza e braktisur ruse në Buça.
Teksa Rusia po përparon në lindje të Ukrainës me ndihmën e trupave nga Koreja e Veriut, SHBA-ja i dha leje Kievit për përdorimin e raketave të saj balistike supersonike ATACMS për të goditur brenda territorit rus. Por, çfarë synon të bëjë Ukraina me këtë sistem amerikan raketash?
Brukseli njoftoi më 14 nëntor se do të shpenzojë 300 milionë euro për t'iu ndihmuar nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, automjeteve të blinduara dhe municioneve.
Ukraina po u kërkon partnerëve të saj që t'ia heqin kufizimet për përdorimin e armëve të tyre për të sulmuar objektiva brenda Rusisë. Nëse ata i japin dritën e gjelbër, harta e mëposhtme tregon se sa larg mund të arrijnë disa prej armëve perëndimore.
Protestat e aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit ndërsa mbahej samitit për klimën në Baku, lufta në Ukrainë dhe një ceremoni fetare në Punxhab janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
Mbeturinat janë kthyer në një problem të madh në Ballkanin Perëndimor me deponi të tejmbushura që ndotin tokën e ujërat. Në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, menaxhimi i mbeturinave mbetet jashtë standardeve evropiane.
Mbeturina hidhen vend e pa vend, shpesh duke krijuar edhe deponi ilegale të mëdha nëpër Kosovë.
Në 30-vjetorin e fillimit të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut shprehin skepticizëm se projekti do të përfundojë.
Tridhjetë e pesë vjet pasi Revolucioni i Kadifenjtë rrëzoi sundimin komunist të mbështetur nga sovjetikët në Pragë, Radio Evropa e Lirë vizitoi disa prej vendeve ku dikur qëndronin monumentet dhe përhapej propaganda.
Fokat e Kaspikut janë unike dhe si to nuk gjenden askund në botë. Por, numri i tyre është duke rënë me shpejtësi të madhe. Në periudhën tetor-nëntor të vitit 2024, në brigjet e Kazakistanit janë gjetur më shumë se 1.000 foka të ngordhura. Shkaku nuk dihet.
Shfaq më shumë