Partia Socialiste e Shqipërisë, e kryesuar nga Edi Rama, udhëheq garën në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 11 maj në Shqipëri. Koalicioni PD-ASHM, i udhëhequr nga Sali Berisha, radhitet i dyti.
Punimet që parashiheshin ta transformonin sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytetin e Kosovës, që dy muaj janë përcjellë me më shumë polemika sesa punime.
Serbë e shqiptarë janë arrestuar viteve të fundit në Kosovë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë. Arrestimi i fundit për dyshime të tilla ndodhi më 6 maj, dhe i arrestuari dyshohet se spiunimin e bënte për rreth 700 euro kompensim.
Qytetarët e Shqipërisë do të votojnë më 11 maj në zgjedhjet parlamentare që po konsiderohen gjerësisht si vendimtare për të matur zhvillimin e vendit dhe për të përcaktuar të ardhmen e tij evropiane.
Vlera e përgjithshme e kredive në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme prej rreth 80 për qind, nga viti 2020 deri në vitin 2024. Por, gjatë kësaj periudhe, edhe depozitat apo kursimet në banka kanë shënuar rritje prej mbi 60 për qind.
Fotografi historike që kanë kapur gëzimin e njerëzve pas kapitullimit të Gjermanisë naziste para Aleatëve në pranverën e vitit 1945. Për Evropën, ky shënon fundin e tmerrit të quajtur Lufta e Dytë Botërore.
Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leon XIV.
Në mungesë të një marrëveshjeje midis partive politike për zhbllokimin e ngërçit, Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e dymbëdhjetë.
Dronët rusë që po patrullojnë përreth Çasiv Jarit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, e kanë bërë tejet të rrezikshëm udhëtimin drejt dhe prej qytetit në vijën e frontit.
Derisa Rusia vazhdon të sulmojë në rajonin e Donjeckut, zona përreth qytetit strategjik ukrainas Pokrovsk mbetet një nga vendet më të përfshira në vijën e frontit.
Për herën e tretë, Lëvizjes Vetëvendosje nuk iu pranua propozimi për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, andaj konstituimi i Kuvendit dështoi edhe në tentativën e 11-të.
Paralajmërimi për dhënien me qira afatgjate të Plazhit të Madh të Ulqinit për ndërtimin e një kompleksi banesor e turistik është, prej javësh, në qendër të vëmendjes së opinionit në Mal të Zi.
Shfaq më shumë