Në Gjykatën Speciale, në Hagë, kanë përfunduar dëshmimin të gjithë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind.
Qyteti i Siverskut, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, është rrafshuar gati krejtësisht. Banorët e paktë që kanë mbetur jetojnë në bodrume, për t’u mbrojtur nga sulmet e përditshme ajrore ruse.
Kosova është në listën e shteteve të botës, të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë vendosur tarifë tregtare bazë prej 10 për qind, ndërsa disa shteteve të tjera u janë vënë tarifa edhe më të larta.
Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar kjo shifër ra në rreth 39 milionë euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 2 prill se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova.
Pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me manipulimin e votave me postë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të njëjtat akuza janë ngritur edhe nga disa anëtarë të LDK-së. Ky rast tashmë është në duart e Prokurorisë.
Në Teatrin e Qytetit, në Prizren, shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë” dështoi dy herë të luhet.
Në një pasdite të ftohtë të një të shtune marsi, dy burra hapën me kujdes një hangar të epokës sovjetike, teksa tentonin që të ngadalësonin lëvizjen e derës të cilën e ka marrë në dorë graviteti.
Forcat e EUFOR-it kanë rritur praninë në Bosnje e Hercegovinë me ushtarë nga Çekia, Italia dhe Rumania. Kjo është përshkruar si një masë parandaluese, pas rritjes së tensioneve në vend, si pasojë e miratimit të ligjeve jokushtetuese në entitetin Republika Sërpska.
Shfaq më shumë