Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës gjatë natës, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur 23 të tjerë, pavarësisht bisedimeve tripalëshe me Shtetet e Bashkuara që janë duke u zhvilluar për përfundimin e luftës.
Emri i Sellver Hrustiqit, shtetas i Bosnje e Hercegovinës, i cili u kap nga ushtria ukrainase si mercenar rus, nuk është i njohur për Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansuar Bordin e Paqes, një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke përsëritur bindjen e tij se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës “do të arrihet shumë shpejt”.
Në temperatura deri në – 15 gradë Celsius dhe mes vështirësive tjera që kanë shkaktuar sulmet e Rusisë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, disa banorë të Kievit po vazhdojnë ta mbajnë kokën lart dhe zemrën plot, duke dalë në rrugë e duke festuar me fqinjët. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Energji elektrike disa orë në ditë, në rastin më të mirë. Banesa pa ngrohje për ditë të tëra. Gjeneratorë që punojnë mbi trotuaret e mbuluara me borë. Reduktime të furnizimit me ujë. Temperaturat më të ulëta ndër vite.
Deklaratat jo fort të zëshme nga zyrtarët rusë – për të mos përmendur heshtjen e Putinit – lidhur me ngjarjet në Venezuelë dhe Iran kanë befasuar vëzhguesit që përcjellin Rusinë.
Me palët që mbeten larg njëra-tjetrës në çështje kyçe, ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia i afrohet vitit të katërt, analistët thonë se konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ka pak gjasa të përfundojë në vitin 2026.
Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrainës, duke goditur objekte jetike të energjisë, përfshirë një termocentral, në një kohë kur temperaturat në gjithë vendin ranë deri në minus 15 gradë.
Radio Evropa e Lirë (REL) dhe rrjeti i saj hulumtues, Systema, zbuluan se cisterna është e lidhur me aleatë të vjetër të Kremlinit: ish-deputetin ukrainas, Viktor Baransky, dhe oligarkun moldav në arrati, Ilan Shor.
Kapja e Maduros ndodhi pak më shumë se një vit pas rënies së Bashar al-Assadit, udhëheqësit sirian i cili i kishte siguruar Rusisë një pozicion të fortë në Lindjen e Mesme në këmbim të mbështetjes vendimtare në luftën kundër kundërshtarëve të tij
Qëkurse Kievi dhe mbështetësit e tij evropianë hodhën poshtë një propozim amerikan me 28 pika, për një marrëveshje që do t’i jepte fund pushtimit rus të Ukrainës, duke paralajmëruar se ia mbante anën Moskës, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje për ta hartuar një version të rishikuar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se, nëse nuk mund të arrihet marrëveshje diplomatike për përfundimit e luftës gjatë bisedimeve të tanishme për paqe, vendi i tij do të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të plotë nga Rusia.
Shfaq më shumë