Moska është akuzuar nga qeveritë perëndimore dhe aktivistët se ka dëbuar me forcë fëmijë ukrainas drejt Rusisë pasi e kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Hungaria dhe Sllovakia po kërkojnë sërish nga Bashkimi Evropian heqjen e ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të vizave për gjashtë biznesmenë rusë, si kusht për vazhdimin e regjimit të sanksioneve individuale kundër Kremlinit.
Ukraina ka nxitur Kinën që të ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin për të ecur drejt paqes, ndërsa presidenti rus mbërriti në Pekin pas pjesëmarrjes së tij në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku ai mbrojti luftën që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
Frank Sobchak, kolonel në pension i ushtrisë amerikane dhe profesor në Kolegjin e Marinës amerikane, tha se përdorimi i dronëve ka krijuar një ngërç që i ngjan Luftës së Parë Botërore.
Aleatët evropianë të Kievit po punojnë mbi “plane shumë të sakta” për dislokimin e trupave në Ukrainë, në rast se arrihet një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Orkestra Ukrainase e Lirisë po merr pjesë në festivale të ndryshme nëpër Evropë, duke luajtur vepra të kompozitorëve ukrainas që kanë për tematikë luftën, tragjedinë dhe shpresën për të ardhmen.
Sulmet me dronë dëmtuan katër objekte energjetike në rajonin e Odesës mëngjesin e së dielës, duke lënë pa rrymë më shumë se 29.000 banorë, tha në Telegram kreu rajonal Oleh Kiper.
Derisa Kievi, aleatët e tij evropianë dhe Uashingtoni po vazhdojnë të kërkojnë gjetjen e një mënyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Rusia ka shpalosur plane për një ofensivë të re në vjeshtë.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, operacionet, të zhvilluara në bashkërendim me Forcat e Operacioneve Speciale, kishin për qëllim t’i zvogëlonin mundësitë ofensive të Rusisë dhe ta vështirësonin furnizimin e trupave të saj me karburant.
Ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy, është vrarë me armë zjarri në qytetin perëndimor të Lvivit të shtunën dhe kërkimet për ta kapur dorasin e dyshuar janë filluar, njoftuan autoritetet ukrainase.
Brigada e 93-të e Mekanizuar e Ukrainës thotë se tanku i saj dhe njësitet e saj të dronëve po vazhdojnë të luftojnë kundër forcave ruse, të cilat depërtuan pranë qytezës Dobropillja, në rajonin lindor të Donjeckut.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Shfaq më shumë