Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar "në parim" edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov.
Ai e tha këtë një ditë pas takimit që i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e zhvilloi me Putinin në Moskë.
Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër.
Pjesa më e madhe e rajonit të Hersonit, që njihet për tokën e pasur bujqësore, është pushtuar nga forcat ushtarake ruse më 2022, mirëpo Ukraina e ka rikthyer territorin në veri të lumit Dnjepër më vonë gjatë atij viti.
Në fillim të korrikut u arrit një marrëveshje, sipas të cilës, aleatët evropianë të NATO-s do të blejnë armë amerikane, përfshirë raketat Patriot, për Ukrainën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha muajin e kaluar se SHBA-ja do ta furnizojë armë Ukrainën, të paguara nga aleatët evropianë, por nuk dha hollësi se si do të funksiononte kjo.
Përhapja e luftërave, armiqësive rajonale dhe përshkallëzimeve ushtarake vitet e fundit i ka bërë qiejt e botës më të rrezikshëm dhe më të paparashikueshëm se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.
Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme.
Qyteti bregdetar i Odesës në Detin e Zi është i mbushur me turistë këtë verë, pavarësisht rrezikut nga sulmet me dronë dhe raketa ruse. Një banore lokale e krahasoi Odesën me “Monakon gjatë ditës dhe Afganistanin gjatë natës”.
Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë.
Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini
Teksa forcat ruse po avancojnë ngadalë në rajonin e Donjeckut, njësitet e dronëve po e bartin barrën më të madhe të mbrojtjes së territorit ukrainas.
Shfaq më shumë