Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se presidenti Donald Trump mund të vendosë ta bëjë publike para 19 qershorit marrëveshjen kornizë për t’i dhënë fund luftës me Iranin, e cila u nënshkrua në mënyrë digjitale të hënën.
Disa persona të guximshëm kanë vazhduar që të flasin me gazetarët nga organizatat e huaja mediale, përfshirë Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, ndonëse pothuajse gjithmonë kanë kërkuar që të mbeten anonimë.
Raportet e fundit nga Irani sugjerojnë se një shtypje intensive ndaj opozitës politike brenda vendit, e cila nisi gjatë protestave masive në janar, po vazhdon ende.
Si pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhet gjatë kësaj jave, Shtetet e Bashkuara presin që Irani të mos vendosë tarifa për transportin përmes Ngushticës së Hormuzit, tha nënpresidenti amerikan, JD Vance, gjatë një interviste më 15 qershor.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është arritur një marrëveshje kornizë për t’i ndalur luftimet në Lindjen e Mesme, për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për t’i dhënë fund bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane.
Pas më shumë se tre muajsh konflikti që ka tronditur Lindjen e Mesme, ka ndërprerë tregjet e energjisë dhe ka rritur shqetësimet për stabilitetin rajonal, Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se po i afrohen një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
Përpjekjet për ta arritur një marrëveshje fillestare midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur dukshëm, pavarësisht shkëmbimit të një sërë sulesh ajrore mes dy palëve që kanë lëkundur armëpushimin e brishtë.
Në një postim në Truth Social, Trump i akuzoi zyrtarët iranianë se po veprojnë në mënyrë të pasinqertë dhe i përshkroi ata si partnerë negociues “shumë të pandershëm”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është arritur një “marrëveshje e madhe” me Iran për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe se marrëveshja mund të nënshkruhet këtë fundjavë, ndoshta në Evropë.
Rusia, Kina dhe Irani nuk janë të lidhur nga një traktat formal trepalësh i mbrojtjes së ndërsjellë, por interesat e tyre janë afruar vitet e fundit përmes konflikteve.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer sulme për të dytën ditë me radhë, teksa tensionet janë përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë Iranin “shumë ashpër”, nëse nuk finalizohet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tremujore.
Shfaq më shumë