Hollësitë rreth kësaj ende nuk janë përcaktuar, megjithëse Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se organi i OKB-së “do të punojë shumë shpejt mbi modalitetet – datat, procedurat dhe vendet” e inspektimeve.
Duke folur pas një takimi ministror të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Bahrejn, ai u përpoq t’i zbusë shqetësimet mbi kornizën e marrëveshjes SHBA–Iran, duke theksuar se partnerët rajonalë do të njoftohen “në çdo hap të procesit” të bisedimeve.
Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me një shumicë të ngushtë për kalimin e një projektligji që kërkon ndalimin e luftës me Iranit dhe detyron presidentin amerikan, Donald Trump, ta kërkojë lejen e Kongresit për ta rifilluar luftën.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Abu Dabi më 23 qershor, duke nisur një turne të rëndësishëm në vendet e Gjirit Persik, me synimin për t’i qetësuar aleatët më të ngushtë arabë të Uashingtonit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur pretendimin e tij të martën se Irani është pajtuar ta lejojë nivelin më të lartë të inspektimeve të objekteve të tij bërthamore, dhe se inspektimet do të vazhdojnë për kohë të papërcaktuar.
Në qendër të misionit diplomatik të Rubios, i cili synon t’i sigurojë aleatët rajonalë për drejtimin strategjik të administratës Trump ndaj Teheranit, do të jetë gjithashtu forcimi i protokolleve të sigurisë rreth Ngushticës së paqëndrueshme të Hormuzit.
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet për një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve.
Palët kanë rënë dakord për një kornizë drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve, që përfshin garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e luftimeve në Liban.
Delegacione të larta amerikane dhe iraniane po mblidhen në Zvicër në atë që mund të rezultojë një fazë vendimtare në shndërrimin e një memorandumi të brishtë të mirëkuptimit në një zgjidhje më të gjerë politike.
Komanda e ushtrisë së Iranit tha se po mbyll Ngushticën e Hormuzit për kalim tregtar në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme izraelite në jug të Libanit.
Ai që ishte paraparë të ishte angazhimi i parë teknik ballë për ballë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas memorandumit të mirëkuptimit, është shndërruar në një test të hershëm për të parë nëse angazhimi i brishtë diplomatike mund t’i mbijetojë presioneve të një lufte më të gjerë rajonale.
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritur dukshëm të premten, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.
Shfaq më shumë