Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se uria po kërcënon pothuajse secilin njeri në Gazë, mes luftës së vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Palestinezët që kanë arritur të ikin prej sulmeve të Izraelit në veri të Gazës, tani në jug po përballen me mungesë të ushqimit, ilaçeve dhe produkteve higjienike. Për popullsinë në Rafah, secila ditë është kthyer në cikël të vazhdueshëm të kërkimit për bukë dhe ujë.
Shfaq më shumë