Irani duket se po e përgatit publikun për luftë, teksa po i shqyrton opsionet e tij për t’u kundërpërgjigjur për vrasjen e një udhëheqësi të Hamasit në Teheran, javën e kaluar, të cilën dyshohet ta ketë kryer Izraeli.
Izraeli është pajtuar që bisedimet për një armëpushim në Gazë të rinisin më 15 gusht me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.
Sinwar besohet se ishte arkitekti i sulmit të 7 tetorit në Izrael, që nxiti luftën në Gazë.
Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka pezulluar fluturimet për në Iran, Izrael, Irak dhe Bejrut në mes të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.
Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht t’i bashkohet rastit për gjenocid, të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Katër palestinezë janë vrarë, përfshirë tre adoleshentë, dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, thanë zyrtarët palestinezë më 6 gusht.
Nëntë anëtarë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Palestinezë (UNRWA), mund të jenë përfshirë në sulmin e Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera - të kryer më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, por beson se Izraeli duhet të ndëshkohet në mënyrë që të parandalohet paqëndrueshmëria e mëtejme.
Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka kryer një sulm me dronë mëngjesin e së hënës në veri të Izraelit, ndërkaq ushtria izraelite tha se dy pjesëtarë të saj u plagosën gjatë këtij sulmi.
Vizita e Safadit në Iran do të jetë e para nga një ministër i Jashtëm jordanez prej marsit të vitit 2015.
Sulmi ndodhi mëngjesin e së dielës afër një pompe karburanti dhe një parku në qytetin Holon, afër Tel Avivit, sipas autoriteteve.
Ministria e Jashtme e Francës gjithashtu e përsëriti thirrjen për shtetasit francezë të mos udhëtojnë për Liban.
Shfaq më shumë