Irani e ka paralajmëruar Izraelin të martën të mos kryejë ndonjë sulm kundër republikës islamike, një javë pasi Teherani i hodhi një breshëri raketash drejt tij, duke e vënë Lindjen e Mesme në teh.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha se anijet e marinës turke do t’i bartin turqit të cilët kanë kërkuar të largohen nga Libani.
Steinova, 68-vjeçare, tani ka mësuar se si të ruhet nga sulmet e mundshme ajrore, ndonëse thotë se sirenat paralajmëruese e trishtojnë.
Një vit më parë, Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i cili e kontrollon Rripin e Gazës – e kreu një sulm të paparë ndaj Izraelit, që ishte më vdekjeprurësi në historinë e këtij vendi.
Një vit pasi persona të armatosur të Hamasit u futën nga Gaza për të kryer sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit, dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë, Gaza është bërë gërmadhë dhe konflikti rajonal ka përfshirë Lindjen e Mesme.
Irani ka shpenzuar dekada të tëra duke formuar “boshtin e rezistencës”, një rrjet i bashkëpunëtorëve të armatosur dhe aleatëve të Teheranit kundër Izraelit.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e udhëhoqi një minutë heshtje në orën 6:29, orën kur filloi sulmi, në Kittbutz Reim, vendndodhjen e festivalit muzikor Nova, ku qindra të rinj u vranë nga luftëtarët e Hamasit.
Hezbollahu, një aleati Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE i cili po e lufton Izraelin në Gazë – tha se e sulmoi një bazë ushtarake në jug të Haifës me një breshëri raketash “Fadi 1”.
Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të bombardimeve në historinë moderne në Rripin e Gazës.
Avionët luftarakë izraelitë “kryen sulme ajrore me tri raketa, që shënjestruar tre kamionë të mbushur me ushqime dhe furnizime shëndetësore”, tha Vëzhguesi.
Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 6 tetor, në kohën kur Izraeli po ashtu po shqyrton mundësitë për përgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian.
Të paktën 19 persona janë vrarë pasi mëngjesin e së dielës një sulm ajror izraelit goditi një xhami në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë, teksa Izraeli ka intensifikuar bombardimet në veri të Gazës dhe në jug të Bejrutit në Liban.
Shfaq më shumë