Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të hënën se situata në Gazë është “apokaliptike” dhe ka paralajmëruar se kushtet me të cilat përballen palestinezët në atë territor, mund të përbëjnë “krimet me të rënda ndërkombëtare”.
Ndërkohë, Irani tha më 30 nëntor se rebelët e kanë sulmuar konsullatën e tij në Alepo, duke shtuar se ky ishe "agresion nga elementë terroristë", megjithëse tha se nuk ka të lënduar dhe nuk dha shumë hollësi për ngjarjen.
Udhëheqësi i Hezbollahut pretendoi se marrëveshja e armëpushimit me Izraelin është një “fitore hyjnore” për grupin militant dhe partinë politike libaneze.
Izraeli tha se hapi zjarr të enjten ndaj atyre që i cilësoi si “të dyshuar” që mbërritën me vetura në disa zona në jug, duke theksuar se ata e shkelën armëpushimin mes tij dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili hyri në fuqi të mërkurën.
Ushtria izraelite tha se armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u shkel kur “të dyshuarit, disa prej të cilëve në vetura”, u kthyen në disa pjesë të Libanit jugor.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, konsiderohet një fitore e madhe për Izraelin, që ka arritur objektivat kryesore të luftës, thonë ekspertët.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Izraeli dhe militantët e Hezbollahut në Liban filluan një armëpushim të mërkurën, në një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftimeve që kishin nisur gati 14 muaj më parë.
Netanyahu tha se votimi pritet të ndodhë më vonë gjatë natës.
Sulmi e bëri ndërtesën rrafsh me tokën në lagjen Basta në qendër të Bejrutit. Ky ishte sulmi i dytë në ditët e fundit në pjesën më të banuar të qytetit.
Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar anijet ndërkombëtare dhe kanë shtënë drejt forcave detare të Shteteve të Bashkuara në Detin e Kuq për më shumë se një vit.
Shefi i diplomacisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “nuk ka asnjë justifikim” për Izraelin që të refuzojë zbatimin e një armëpushimi me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Shfaq më shumë