AP
Një foshnje vajzë ka ardhur në jetë e gjallë dhe e shëndetshme, pak pasi nëna i është plagosur rëndë në një sulm izraelit në Han Junis të Gazës. Pas operacionit cezarian, nëna i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)