Gjyqësori iranian ka njoftuar se më 21 maj ka ekzekutuar dy burra, në kuadër të asaj që është përshkruar si një fushatë më e ashpër e ekzekutimeve në kohën e konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është i gatshëm të presë “disa ditë” për përgjigjen e Iranit ndaj propozimit më të fundit të Uashingtonit që synon përfundimin e luftës.
I nominuari për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, tha se, nëse konfirmohet në këtë post, prioritetet e tij kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së.
Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të mërkurën, teksa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ngelin mbrapa.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se pesë persona janë ndaluar për “cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë”, komunë me shumicë serbe në Kosovë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka pezulluar një sulm të planifikuar ajror ndaj Iranit për të lejuar zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Teherani dorëzoi një propozim të ri për paqe përmes Pakistanit, që ka rolin e ndërmjetësuesit.
Agjencia për zbatim të ligjit e Bashkimit Evropian, dhe disa shtete të tjera, kanë shënjestruar propagandën online të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në një operacion të koordinuar kundër përmbajtjes terroriste online.
Irani ka ekzekutuar një numër “tronditës” prej 2.159 personash më 2025, u tha në raportin e Amnesty International të publikuar më 18 maj. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, numri i ekzekutimeve ka tejkaluar rekordin e vitit 1981 të regjistruar në këtë shtet.
Shpërthim i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Ugandë është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të dielën, pas 80 vdekjeve të dyshuara dhe nëntë rasteve të konfirmuara laboratorikisht.
Të paktën katër njerëz janë vrarë në një sulm të madh me dronë ukrainas ndaj rajoneve ruse, përfshirë Moskën, e cila u përball me sulmin më të madh në më shumë se një vit të dielën.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë”, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të shtunën se Iran ka qenë pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë me SHBA-në “katër apo pesë herë”, por, sipas tij, është tërhequr vazhdimisht në çastin e fundit.
Shfaq më shumë