Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, thase autoritetet kanë identifikuar raste kur produkte të qumështit të shitura në treg nuk e pasqyrojnë saktë përbërjen e tyre, mes dyshimeve për përdorim të qumështit pluhur dhe vajit të palmës si zëvendësues të qumështit të freskët dhe yndyrave shtazore.
Një dron rus goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, thanë autoritetet, duke plagosur të paktën pesë persona dhe duke sfiduar armëpushimin treditor të shpallur për kremtimet e Ditës së Fitores.
Lufta në Iran dhe në Lindjen e Mesme më gjerë dukej se kishte hyrë në një fazë pritjeje vonë më 9 maj, ndërsa Uashingtoni po priste përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të tij më të fundit për paqe.
Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së saj në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mungesën e institucioneve funksionale në vend, për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar Kosovën gjatë muajve të fundit.
Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara për përshkallëzimin e fundit të përleshjeve në Gjirin Persik, teksa Uashingtoni pret një përgjigje nga Teherani lidhur me propozimin më të fundit për t’i dhënë fund luftës mes tyre.
Rusia organizoi më 9 maj paradën më të kufizuar të Ditës së Fitores në vitet e fundit, mes frikës së shtuar se Ukraina mund të pengonte zhvillimin e ceremonisë.
Tri ditë para fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, partitë politike në Kosovë kanë intensifikuar dinamikën e negociatave dhe finalizimit të listave.
Derisa 22 parti politike dhe tri koalicione do të garojnë zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk do të marrë pjesë, konfirmoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të premten.
Forcat amerikane dhe iraniane u përleshën në Gjirin Persik të enjten vonë, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe u goditën sërish nga sulme ajrore, duke e rrezikuar armëpushimin njëmujor dhe duke zbehur shpresat për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë diplomatike.
Autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri i kanë arrestuar të enjten dy të dyshuar dhe janë në kërkim të një tjetri, pasi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
Irani ka thënë të enjten se po e shqyrton propozimin më të fundit të Shteteve të Bashkuara, për të cilin burimet thonë se do t’i jepte fund luftimeve, por do të linte të hapura disa çështje kyç.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me sulme të “një niveli dhe intensiteti shumë më të lartë”, nëse nuk pajtohet me një marrëveshje paqeje, për të cilën raportohet se të dyja palët janë afër.
Shfaq më shumë