“Ky është një ndryshim i rëndësishëm, në kuptimin që Ballkani ka ecur në drejtimin e duhur, por ende nuk ka dalë aty ku duhet”, thotë Çarls Kupçan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA.
“Thellimi i dallimeve mes Kosovës e vendeve në rajon, na vë në pozicion jo të drejtë kur flitet për qasjen e politikës së zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit perëndimor”, tha Venera Hajrullahu, eksperte e integrimeve evropiane.
“Çdokush në Serbi që mendon se Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e gjetur një ‘modus vivendi’ me Kosovën, mendoj se jeton në ëndërr...", tha për Radion Evropa e Lirë analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus.
"Tash duhet klimë, në të cilën, përmes së vërtetës dhe drejtësisë mbi të kaluarën, mund të ndërtohen raporte normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", thotë Natasha Kandiq, drejtore e Fondit për të Drejtën Humanitare.
“Kosova ka bërë dhe po bën përgatitjet e nevojshme për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në”, thotë ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, për të shtuar se Serbia s'mund ta pengojë Kosovën drejt integrimeve.
“Kjo është ajo që do ta quaja fillimi i shtrëngimit të muskujve të prokurorisë”, thotë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk, duke komentuar hetimet e EULEX-it në Ministrinë e Transportit.
A ishte lufta e gushtit të 2008-ës midis Rusisë dhe Gjeorgjisë një betejë për provincat e vogla separatiste? Ose, a paraqiste ajo diçka më të madhe? Këto janë pyetjet që shtron së fundmi Ronald Asmus.
"Nisma është shumë e rëndësishme, por projektin po e përcjellin paqartësi të mëdha, sepse këtë projekt duhet ta fillojë kjo qeveri dhe ta përfundojnë edhe qeveritë e ardhshme", thotë eksperti Muhamet Sadiku.
“Problemi është krijuar shumë më herët. Prej vitit 2000 nuk ka rritje të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.
”Bota e ka pranuar realitetin e Kosovës dhe mendoj se duhet ta pranojë edhe pakica serbe. Por, Qeveria e Kosovës duhet t'i mbrojë të drejtat civile dhe t'ia heqë çdo frikë pakicës serbe", thotë John O'Sullivan, drejtor i përgjithshëm i Radios Evropa e Lirë.
”Nga perspektiva njëmbëdhjetëvjeçare, fuqishëm mbështes operacionin e NATO-s dhe them se kemi bërë atë që ishte e drejtë”, thotë gjenerali Uesli Kllark, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
“Ekziston një gamë e vështirësive në gjyqësor, të cilat duhet të preken. Ka zbrazëtira në legjislacion, të cilat do të mund të ndikonin në organizimin e gjykatave dhe në kryerjen e shërbimeve”, tha shefi i OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer.
Shfaq më shumë