“Bekim Fehmiu, prej viteve ‘89-’90, ishte te grevat e minatorëve, është solidarizuar, ka qenë në Prishtinë, në kafenetë e Pallatit të Rinisë... Nga skena është tërhequr për shkak të çështjes së popullit të vet, që po torturohej”, thotë miku i tij, Milazim Salihu, xhirues filmik.