Zgjedhjet lokale, madje as ato parlamentare, nuk nënkuptojnë në asnjë mënyrë se serbët e kanë pranuar integrimin në shoqërinë kosovare, thotë për Radion Evropa e Lirë, Oliver Ivanoviq, udhëheqës i Iniciativës qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”.