Qysh para fillimit të fushatës, shpenzimet e partive politike janë marramendëse dhe për këtë partitë politike duhet t’i bëjnë publike financat e tyre, thotë Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”.
Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet themelimin e Forcave të Armatosura, por nuk është e gatshme që për formimin e tyre të bëjë kompromise, thotë në një intervistë për REL, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.
Partitë politike në Kosovë e kanë vënë si prioritet zhvillimin ekonomik, në kuadër të premtimeve që po ndodhin në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të paralajmëruara për sivjet, thotë Naim Gashi, profesor i Makroekonomisë.
Në pjesën e dytë të intervistës për Radion Evropa e Lirë, diplomatja amerikane, Tracey Ann Jacobson, bën thirrje që të gjitha institucionet të reagojnë ndaj problemit të shkuarjes së kosovarëve për të luftuar në Siri.
Faktori ndërkombëtar, që e ka administruar Kosovën gjatë 15 vjetëve, UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk e ka kryer punën e vet, për të cilën ka pasur mandat, thotë Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika.
Në të kundërtën, ambasadorja amerikane thotë se do të ketë thirrje për proces të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, dhe SHBA-ja nuk do të ishte në pozitë që të vë veto...
Shfaq më shumë